Aktualitet

I dërgonte mesazhe në telefon/ I moshuari nga Devolli akuzohet se ngacmonte të miturën, dyshohet se edhe ka abuzuar me të

Arrestimi i tij është bërë pasi një 13-vjeçari tregoi se ishte ngacmuar nga i moshuari.

k.m.
I dërgonte mesazhe në telefon/ I moshuari nga Devolli akuzohet se
Foto ilustruese

KORÇË- Një 64-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur. Arrestimi i tij është bërë pasi një 13-vjeçarE tregoi se ishte ngacmuar nga i moshuari.

Më pas, ajo është marrë në pyetje edhe në prani të prindërve dhe të psikologes. Por megjithatë ka dyshime se 64-vjeçari ka ngacmuar jo vetëm me fjalë 13-vjeçaren por ka kaluar edhe në kontakt fizik. Kjo pasi e mitura ka disa shenja në trup, ndaj edhe i është nënshtruar një kontrolli mjekësor për të cilin ende pritet përgjigjia.

Përndjekja nuk dihet se kur ka nisur, por 64-vjeçari përveçse fizikisht, i kishte dërguar edhe mesazhe të miturës në telefonin e gjyshit, të cilin e përdorte edhe 13-vjeçarja.

Ndërkohë, i moshuari njihet në zonë si njeri problematik.

NJOFTIMI I PLOTË:

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Komisariati i Policisë Devoll ndaloi me iniciativë shtetasin Z. R., 64 vjeç, banues në fshatin Hoçisht, Devoll, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 13-vjeçare, deklarimet e së cilës u morën në prani të prindërve dhe të psikologes./ZËRI

ZERI POLL

Ku do t'i kaloni pushimet për këtë verë?

  • Në Shqipëri
  • Do udhëtoj jashtë vendit
  • Jam i/e pavendosur
  • Nuk do të bëj fare pushime

MOS HUMB