Aktualitet

'E gënjente me lekë'/ Gjyshi i të miturës që u ngacmua nga 64-vjeçari: Ai ka përdhunuar dhe një grua në fshat

Ndërsa tregon se mbesa i ka treguar se nuk e ka përdhunuar, por vetëm e ka prekur, në të gjitha pjesët e trupi.

E.K
'E gënjente me lekë'/ Gjyshi i të miturës që
Gjyshi i të miturës

DEVOLL- Gjyshi i 13-vjeçares, e cila është ngacmuar seksualisht nga 64-vjeçari Zenel Rushitaj në Hoçisht të Devollit ka dhënë dëshminë e tij në lidhje me ngjarjen e rëndë. Ai ka treguar se mbesa iu ka treguar se ai e ngacmonte dhe se nëse do të tregonte atëherë 64-vjeçari do i vriste babanë. Gjyshi i të miturës, tregon më tej se Rushitaj e gënjente vajzën me lekë dhe e nxirrte jashtë fshatit. Ndërsa tregon se mbesa i ka treguar se nuk e ka përdhunuar, por vetëm e ka prekur, në të gjitha pjesët e trupi.

“Nuk ja shihnim lekët, por vinte me qeskë me patetina etj. Vajza jeton me nënën dhe motrën, babain e ka në Greqi. Edhe 64 vjeçari ka familjen e tij. Nëpërmjet telefonit kur e zbuluam thirrëm nënën e saj, u detyrova unë të shkoja ta takoja atë (64 vjeçarin) por nuk më doli. Takoj një punonjës policie dhe i them kështu kështu më tha merr, merr tel me vete dhe sille. E pa ai dhe kërkoi vajzën për të bërë denoncim. I tha punonjësve më ka ngacmuar. Ai ka qënë më përpara problematik për dy raste ka vuajtur goxha vite(njëherë për vrasje njëherë për përdhunimin e një gruaje në fshat) Të jatit nuk i kemi treguar, as familjarëve të tjerë na vjen turp…si t’iu thuash”, thotë gjyshi.

Deklarata e gjyshit:

Kishte disa kohë që vajza bënte muhabet me 64 vjecarin,ne e kishim marrë vesh por donim sikur ta izolonim si muhabet. Kur pardje unë e kisha lënë telefonin mbi divan kjo(mbesa)erdhi dhe komunikonte me atë. Ajo komunikonte me telefonin tim se nuk ka telefon. Vazhdoi ca kohë dhe unë u mërzita dhe i thashë lere telefonin se më duhet. Kjo sikur u step dhe u mundua t’i fshinte ato që kishte shkruar, unë u detyrova ja mora celularin, por nuk e merrja vesh cfarë kishte bërë. Nusja e madhe, kunata e mori e hapi dhe lexoi mesazhet. Në mesazhe thoshin ku do takohen.

Ata kishin kohë, por unë para dy ditësh e zura me telefon. Ata takoheshin edhe jashtë fshatit. Mbesa është 13 dhe ai 64. Në gjak jemi, por të largët, por këtë e joshte me ndonjë lek, na vinte në shtëpi me patetina në dorë. Vajza thotë më ka prekur në të gjitha pjesët e trupit, por do e shohin mjekët se ka edhe një shenjë në krah. Policia e mbajti telefonin tim deri në 23:30 i regjistroi të gjitha.  Ai ka patur numrin tim të telefonin se edhe më ka uruar për sebepe në messenger. Ai fliste me këtë adresë. Kur vinte vajza me lek në shtëpi e detyronim të na tregonte ku i gjente dhe na thoshte mi dha filani se e ndihmova, ne e dinim cfarë mund ta ndihmonte atë.

Nuk ja shihnim lekët, por vinte me qeskë me patetina etj. Vajza jeton me nënën dhe motrën, babain e ka në Greqi. Edhe 64 vjeçari ka familjen e tij. Nëpërmjet telefonit kur e zbuluam thirrëm nënën e saj, u detyrova unë të shkoja ta takoja atë (64 vjeçarin) por nuk më doli. Takoj një punonjës policie dhe i them kështu kështu më tha merr, merr tel me vete dhe sille. E pa ai dhe kërkoi vajzën për të bërë denoncim. I tha punonjësve më ka ngacmuar. Ai ka qënë më përpara problematik për dy raste ka vuajtur goxha vite(njëherë për vrasje njëherë për përdhunimin e një gruaje në fshat) Të jatit nuk i kemi treguar, as familjarëve të tjerë na vjen turp…si t’iu thuash.

Ka qenë vajza e mitur, ajo që ka bërë denoncimin në Policinë e Korçës së bashku me prindërit dhe në praninë e psikologut. Ajo ka treguar se Zenel Rushitaj i dërgonte mesazhe në telefonin e gjyshit, të cilën e përdorte dhe ajo. Policia e ka arrestuar 64-vjeçarin dhe po e merr në pyetje. Ndërkohë vajza do i nënshtrohet një kontrolli mjekësor, pasi ka dyshime se Rushitaj mund të ketë abuzuar seksualisht me të. Vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB