
Pamje nga vendi i ngjarjes
KORÇË- Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të enjte në fshatin Dardhë të Korçës. Raportohet se një makinë ka dalë nga rruga duke përfunduar jashtë saj. Siç shihet dhe nga pamjet, makina është dëmtur e gjitha. Brenda saj udhëtonte një çift, të dy janë transportuar në spitalin e Korçës. Raportohet se gruaja është në gjendje të rëndë. Policia po heton shkaqet e aksidentit./ZËRI

Pamje nga vendi i ngjarjes
Poll