
Paratë e sekuestruara
DURRËS- Gjykata e Durrësit ka vendosur masë sigurie “arrest në shtëpi” për Taulant Demerxhiun dhe Vladimir Kokomanin, të cilët u arrestuan tre ditë më parë me 80 mijë euro të dyshimta. Eurot ishin me bojë sigurie dhe dyshohet se ishin vjedhur në bankat europiane.
Eurot janë marrë nga persona, të cilët i kanë vjedhur nga bankat jashtë vendit dhe më pas u janë shitur dy personave të arrestuar. Kështu pasi kishin marrë paratë, Demerxhiu dhe Vladimir Kokomani do t'i shisnin me një vlerë më pak se 18 mijë euro në treg të zi.
Shitja do të kryhej në pikat valutore, të cilat punojnë pa licencë./ZËRI
Poll