Aktualitet

FOTO-LAJM/ Këta janë Arian dhe Vinçens Tuku, njëri në pranga, tjetri në arrati nga SPAK

Vinçens Tuku, i cili punonte në Bashkinë e Lezhës si specialist i lartë dyshohet se ka qenë një nga atentatiorët që hapën zjarr ndaj makinës së Agron Pukës në Rrilë të Lezhës. Arian Tuku ëhstë dhëndri i ish-deputeti socialist Arben Ndoka, i shpallur në kërkim po nga operracioni "Metamoprfoza 3". 

E.K
FOTO-LAJM/ Këta janë Arian dhe Vinçens Tuku, njëri në
Arian Tuku dhe Vinçens Tuku

TIRANË- Perosnat që shihni në fotot janë Arian Tuku dhe Vinçens Tuku. Arian Tuku u arrestua në Itali pasi u shpall në kërkim ndërkombëtar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në kuadër të operacionit "Revanshi". Ndërsa Vinçens Tuku, i cili punonte në Bashkinë e Lezhës si specialist i lartë dyshohet se ka qenë një nga atentatiorët që hapën zjarr ndaj makinës së Agron Pukës në Rrilë të Lezhës. Arian Tuku ëhstë dhëndri i ish-deputeti socialist Arben Ndoka, i shpallur në kërkim po nga operracioni "Metamoprfoza 3". 

FOTO-LAJM/ Këta janë Arian dhe Vinçens Tuku, njëri në
Arian dhe Vinçens Tuku

Arian Tuku u arrestua të preten në Itali. Sipas SPAK, Arian Tuku ka tentuar të vrasë Aleks Ndrekën, i njohur si “Leksi i druve”, ndërsa ka siguruar kushtet dhe për vrasjen e të “fortit” të Nikles, Durim Bami. Po ashtu, Arian Tuku, me origjinë nga Lezha, në 2020 ka trafikuar në Mal të Zi 168 kg kanabis sativa të cilat janë sekuestruar nga autoritetet malazeze. Aleks Nderka i ka shpëtuar disa atentatve ndaj tij. Në vitin 2020 ai u plagos në superstradën Lezhë-Laç. Ai arriti tu shpëtonte dhe të shkonte vetë në Spitalin Rajonal të Lezhës. Autorët u larguan më pas. Atentati më i frikshëm ndaj tij, ishte ai me dron. Ndreka njihet dhe si kundërshtar me fisin Ndoka, konkretisht me ish-deputetin socialist Arben Ndoka. Dhe ky i fundit tashmë është shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Revanshi”.

Operacioni i zhvilluar nga SPAK, u finalizua në bashkëpunim me Europol dhe u shtri në disa qytete si Tiranë, Durrës, Vlorë, Lezhë, Fushë Krujë dhe Rrëshen. 50 anëtarët e 7 bandave të rrezikshme, mes të cilëve dhe zyrtarë policie akuzohet se janë përfshirë në veprimtari kriminale, si vrasje, tentativa vrasje dhe kultivim e trafik kanabisi./ZËRI

Poll

MOS HUMB