
VLORË- Është shoqëruar me incidente të rënda, turi i çiklizmit. Siç mund të shihet në foto, tre çiklistë kanë humbur kontrollin e biçikletave dhe kanë dalë nga rruga duke marrë dëmtime të rënda. Ata po transportohen me autoambulancë në spitalin e Vlorës. Turi i çiklizmit ëhstë në fazën e katërt dhe po ndjek aksin Vlorë-Himarë-Llogara.


NJOFTIMI I POLICISË:
Vlorë/Informacion paraprak. Rreth orës 14:40, në aksin rrugor Kuç-Qeparo, gjatë itinerarit të garës të etapës së katërt të Turit të 81-të Çiklistik të Shqipërisë, 3 prej çiklistëve dyshohen se kanë humbur kontrollin mbi drejtimin e biçikletave dhe si pasojë kanë dalë nga rruga. Të tre çiklistët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.