Aktualitet

DEL FOTO/ Deputeti i PS në Lezhë Eduard Ndreca krah Arben Ndokës dhe kushëririt të arrestuar

E.K
DEL FOTO/ Deputeti i PS në Lezhë Eduard Ndreca krah Arben Ndokës
Elvis Ndreca, Eduard Ndreca dhe Arben Ndoka

TIRANË- Në foton që shihni janë deputeti i Partisë Socialiste Eduard Ndreca në krah të ish-deputetit socialist të Lezhës Arben Ndoka, tashmë i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për disa krime të kryera në vend dhe të tjera të mbetura në tentativë. Në foto bashkë me ta është dhe Elvis Ndreca, i arrestuar në kuadër të operacionit "Metamorfoza 3". Referuar postimit në Facebook të Elvis Ndrecës, foto është shkrepur në vitin 2018. 

DEL FOTO/ Deputeti i PS në Lezhë Eduard Ndreca krah Arben Ndokës
Postimi

Operacioni i zhvilluar nga SPAK, u finalizua në bashkëpunim me Europol dhe u shtri në disa qytete si Tiranë, Durrës, Vlorë, Lezhë, Fushë Krujë dhe Rrëshen. 50 anëtarët e 7 bandave të rrezikshme, mes të cilëve dhe zyrtarë policie akuzohet se janë përfshirë në veprimtari kriminale, si vrasje, tentativa vrasje dhe kultivim e trafik kanabisi./ZËRI

Poll

MOS HUMB