Aktualitet

Ndahet nga jeta ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf 

Diplomati gjerman është ndarë nga jeta më datë 20 maj, për shkak të një sëmundjeje të rëndë.

k.m.
Ndahet nga jeta ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, Peter
Peter Zingraf

BERLIN- Ndahet nga jeta ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf. Diplomati gjerman është ndarë nga jeta më datë 20 maj, për shkak të një sëmundjeje të rëndë. Lajmin e ka bërë me dije vetë Ambasada Gjermane në Shqipëri. 

NJOFTIMI I AMBASADËS GJERMANE: 

Me pikëllim të thellë njoftojmë vdekjen e kolegut tonë të vyer Peter Zingraf. Peter Zingraf, Ambasadori gjerman në Tiranë nga viti 2019 deri në vitin 2023, ka ndërruar jetë më 20 maj 2024 pas një sëmundjeje të shkurtër por të rëndë. Humbja e tij e papritur na ka tronditur të gjithëve. Peter Zingraf do të mbahet mend si një person miqësor, me humor dhe gjithmonë i afrueshëm dhe si një koleg dhe mik i madh. Ftojmë të gjithë ata që e njohën dhe e vlerësuan të ndajnë ngushëllimet dhe kujtimet e tyre në hapësirën tonë virtuale përkujtimore./ZËRI

Poll

MOS HUMB