
KORÇË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Korçë, ku babai ka plagosur me thikë djalin e tij. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen nr.10 të qytetit, kur fillimisht autori i plagosjes po dhunonte bashkëshorten e tij. Për të shuar konfliktin, ka ndërhyrë i biri, i cili ka marrë edhe goditjen me thikë.
Kështu i ka shpëtuar me shumë gjasa jetën të ëmës, pasi i riu ka ndërhyrë për të parandaluar krimin në familjen. Policia njofton se autori i plagosjes është në Komisariatin e Korçës, ndërsa i biri, 40 vjeç, po mjekohet në spital.
NJOFTIMI I PLOTË:
Korçë/Informacion paraprak
Mbrëmjen e sotme, në lagjen nr. 10, Korçë, në banesë, shtetasi N. P., gjatë një konflikti dyshohet se ka dëmtuar në dorë me mjet prerës (thikë), djalin e tij shtetasin Gj. P., rreth 40 vjeç, i cili ndodhet për mjekim në spital. Autori i dyshuar ndodhet i shoqëruar në komisariat, ku do të kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ZËRI