
SUEDI- Fillimisht erdhi urdhëri për dëbim dhe më pas kërkesa për birësim u refuzua. Tani Lisa 9-vjeçare rrezikon të deportohet e vetme në Shqipëri, ku edhe do të përfundojë në një jetimore.
"Ajo rrezikon të humbasë të gjithë ata që do dhe të gjithë ata që e duan,"-shprehet e ëma e saj, Paulina Backström për mediat vendase.
Lisa, 9-vjeçare ka lindur në Suedi dhe ka jetuar atje pjesën më të madhe të jetës së saj. Ajo aktualisht jeton në Järpås, jashtë Lidköping në shtëpinë e Paulina dhe Hans Backström, të cilët vitin e kaluar u bënë kujdestarët e saj. Ata e njohin Lizën që kur ishte një vjeç, kur ajo dhe mamaja e saj shqiptare u shfaq në derën e tyre.
Herën e parë që Lisa u dëbua, ajo ishte dy vjeç e gjysmë.
“Ajo ishte në shok, kështu që u shtrua për 12 ditë në një spital në Shqipëri dhe na thirri,"- thotë Paulina Backström.
Lisa dhe nëna e saj shqiptare u kthyen në Suedi në vitin 2020 dhe udhëtimet e Lizës kanë qenë të shumta. Çështja e saj është gjykuar prej disa vitesh në instanca të ndryshme. Në pranverën e vitit 2023, kujdestari i Lizës merr njoftim nga Agjencia Suedeze e Migracionit se vendimi për dëbimin ishte përfundimtar. Por çifti Backströms kërkon që të merren parasysh rrethana të tjera duke përfshirë faktin që nëna e Lizës nuk ka më kujdestarinë e vajzës.
Por Agjencia e Migracionit beson se rrethanat në tërësi nuk ndikojnë në vlerësimin e bërë më herët, ndaj edhe kërkojnë që Lisa të dëbohet.
"Do të kishim më shumë mirëkuptim nëse Lisa do të dëbohej bashkë me nënën e saj apo nëse nëna do të ishte në Shqipëri. Por tani Lisa do të deportohet e vetme në një vend ku nuk e njeh gjuhën ose ka ndonjë familje të ngushtë,"-thotë Paulina Backström.
Në këto kushte që e ëma e të miturës nuk jeton në Suedi apo Shqipëri dhe babai i saj nuk interesohet për të, 9-vjeçarja rrezikon që të përfundojë në një jetimore./ZËRI