Aktualitet

Plagosje me thikë pranë stadiumit në Durrës

Autori i plagosjes ishte një 45-vjeçar, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor.

k.m.
Plagosje me thikë pranë stadiumit në Durrës
Pamje nga vendi i ngjarjes

DURRËS- Vangjel Marangoni, 60 vjeç, ka mbetur i plagosur nga një sulm me thikë këtë të mërkurë në Durrës. Autori i plagosjes ishte një 45-vjeçar, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ai lënduari ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, ndërsa autori është shoqëruar për në Komisariat.

NJOFTIMI I POLICISË:

Durrës

Plagosi me mjet prerës (thikë), një 60-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet menjëherë nga shërbimet e Policisë dhe shoqërohet në komisariat, autori i dyshuar. Në lagjen nr. 6, Durrës, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi R. Ll., rreth 45 vjeç (me probleme të shëndetit mendor) dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin V. P., rreth 60 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit, brenda pak minutash kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e shtetasit R. Ll., në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje./ZËRI

Poll

MOS HUMB