Aktualitet

PASURIA e "Çopjave", edhe gjyshja shkel ligjin...nuk pasqyron të ardhurat në QKB/ LIDHJA me Renato Bodurrin dhe bujtina në Funarë

Një nga personat që fsheh pasuritë e Çopjave, është Ruzhdije Çopja, e njohur si administratorja e lokalit “Living Bar- Elbasan”.

k.m.
PASURIA e "Çopjave", edhe gjyshja shkel ligjin...nuk pasqyron
Hajdar Çopja

ELBASAN- Familja Çopja jo rastësisht konsiderohet si një nga grupet më me influencë në qytetin e Elbasanit dhe jo vetëm. SPAK zbuloi një javë më parë detaje nga mënyra e funksionimit të organizatës kriminale, që nga shitja e drogës deri tek pastrimi i parave. Por detaje të tjera janë mësuar edhe nga mediat. Sipas "Pamfletit", një nga personat që fsheh pasuritë e Çopjave, është Ruzhdije Çopja, e njohur si administratorja e lokalit “Living Bar- Elbasan”. Po ashtu, një tjetër person i besuar për grupin është edhe Renato Bodurri, i cili ka disa biznese të regjistruara në emrin e tij.

Gjyshja e dy vëllezërve, Ruzhdie Çopja në Elbasan, figuron në tatime e regjistruar si “Person Fizik” me Nipt: L62704201N, por faktikisht ajo administron pallate, apartamente, njësi tregtare, lokale, hotele, parkingje etj. Por edhe pse me biznes, në Qendrën e Regjistrimit të Biznesve, "Living bar" rezulton me "flamur të kuq". 

PASURIA e "Çopjave", edhe gjyshja shkel ligjin...nuk pasqyron

"Subjekti nuk ka depozituar pasqyrat financiare raportuese, mbajtja e të cilave sipas ligjit është e detyrueshme,"- shkruhet në faqen e QKB. Ndaj, është e vështirë që të përllogaritur të ardhurat që ka "nxjerrë" ky biznes ndër vite. Megjithatë edhe pse në shkelje të ligjit, vazhdon të jetë funksional. 

PASURIA e "Çopjave", edhe gjyshja shkel ligjin...nuk pasqyron

Por ka edhe një detaj tjetër! Pikërisht në këtë lokal, Renato Budurri është regjistruar si banakier me pagë 300 mijë lekë të vjetra, kur në fakt është pronar zyrtar i një biznesi në Elbasan, por edhe një bujtine pranë liqenit në ish-komunën e Funarësit në Elbasan.

PASURIA e "Çopjave", edhe gjyshja shkel ligjin...nuk pasqyron

Më 13 dhjetor 2022, Bashkia Elbasan i ka dhënë 2.1 hektarë park natyror zonë e mbrojtur në Funar, për ndërtime objektesh të tjera hoteleri, bar-kafe-restorante. Pasuri që në fakt dyshohet se është e vëllezërve Hajdar e Franc Çopja.

PASURIA e "Çopjave", edhe gjyshja shkel ligjin...nuk pasqyron

PASURIA e "Çopjave", edhe gjyshja shkel ligjin...nuk pasqyron

“Organizata kriminale e drejtuar nga dy vëllezërit Hajdar e Franc Çopja në Elbasan, të ardhurat nga trafiku ndërkombëtar i drogës, i ka investuar në ndërtime dhe blerje apartamente, vila, bare, restorante dhe sipërfaqe toke e trojesh në Tiranë, Elbasan e Durrës,"-thoshte SPAK në njoftimin zyrtar të aksionin, por nuk u ndal që të specifikonte se për cilat pasuri bëhej fjalë. Ndaj dyshohet se një prej tyre është edhe ajo në pronësi të Budurrit. 

Ndërkohë prokurorët e SPAK që hetojnë procedimin Nr.75, pretendojnë se përmes bisedave të “SKY” ata kanë zbardhur dhe linjën e transferimit të parave nga disa shtete të huaja drejt shqipërisë. Gjatë operacionit janë sekuestruar 1 mln euro kesh dhe 42 pasuri, mes tyre prona e llogari bankare. Paratë e tjera i sillnin përmes një pike të këmbimit valuator (Exchange), që administrohet nga Maklen Mici dhe Bashkim Lika, të dy të vënë nën hetim nga SPAK për akuzën e “Pastrimit të produkteve të veprës penale”. Kjo pikë e këmbimit valuator që prej 13 shtatorit 2007 ndodhet në rrugën “4 shkurti” përballë Bankës së Shqipërisë në Tiranë. 60 për qind të aksioneve i zotëron Bashkim Lika dhe 40 për qind, Maklen Mici. Dyshja gjithashtu, në 24 Mars 2023 kanë hapur një kompani ndërtimi të qujtur “B&M CONSTRUCTION”. Mici rezulton se zotëron dhe një gjelltore në rrugën “Myslym Shyri”

Vetë Franc Çopja ndodhet ndodhet i arrestuar në Belgjikë, ndërsa Hajdar Çopja i prangosur në Dubai. Në total janë lëshuar 33 masa sigurie, por janë ekzekutuar vetëm 15./ZËRI

Poll

MOS HUMB