
Zjarri në Zerçan
DIBËR- Një vatër e madhe zjarri ka përfshirë disa hektarë pyje dhe kullota gjatë mbrëmjes së djeshme në vendin e quajtur “Tre çezmat Zerqan” në Dibër.
Zjarri mori përmasa të mëdha për shkak të temperaturave të larta dhe përhapja e tij u favorizuar nga era e fortë.
Shërbimi i zjarrfikësve Bulqizë ndërhyri në kohë dhe pengoi përhapjen e flakëve duke i neutralizuar ato në afërsi të fshatit Sofraçan.
Nuk dihet nëse ka qenë zjarrvënie e qëllimshme, por do hetohet nga policia e Dibrës. /ZËRI
Poll