
GJIROKASTËR- Plagosje me thikë mes të miturve në Gjirokastër. Raportohet se pas një konflikti të çastit të regjistruar në lagjen "18 Shtatori", një 15-vjeçar ka qëlluar me thikë bashkëmoshatarin. Ky i fundit ndodhet në spital nën kujdesin e bluzave të bardha. Ndërkohë autori është shoqëruar në polici ku po merret në pyetje.
NJOFTIMI I POLICISË:
Sot me datë 08.03.2024 rreth orës 08:05 në lagjen “18 shtatori”, gjatë një konflikti të çastit një 15-vjeçar ka goditur me mjet prerës bashkëmoshatarin e tij, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. 15-vjeçari është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Ndërkohë një dëshmitare, e cila ishte e pranishme në vendin ku ndodhi ngjarja ka treguar se ka parë një vajza duke qarë, ndërsa djalin me dorën në bark, aty ki kishte marrë dhe goditjen m thikë.
“As nuk e pashë fare, as kush ishte djali, pashë një gocë, çfarë ke që qan, është çarë ky djali me thikë, u çorientuam, kur pashë djalin që doli gjaku, ku je i thashë, nga Tepelena jam tha, mbante barkun me dorë, gjaku vu, i dhamë ndidhmën e parë, lajmëruam policinë, e mori ambulanca, këto gjëra nuk duhet të ndodhin më, ata janë fëmijë, por prindi duhet të ketë kujdes”, tha gruaja.
Fillimisht në media u raportua se autore e ngjarjes ishte një vajzë 13-vjeçare, e cila ishte shoqëruar në polici dhe po merrej në pyetje në prani të psikologëve. /ZËRI