Aktualitet

Ikën shiu...vjen dielli! Ja si parashikohet moti sot

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C vlera minimale në Ersekë deri në 19°C vlera maksimale e cila pritet në qytetin e Fierit.

E.K
Ikën shiu...vjen dielli! Ja si parashikohet moti sot
Foto ilustruese

TIRANË- Reshjet e shiut ia lënë vendin diellit këtë të premte. Sipas MeteoAlb Shqipëria sot do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta duke rrezikuar reshje të izoluara dëbore vetëm në skajin Verior të Shqipërisë. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C vlera minimale në Ersekë deri në 19°C vlera maksimale e cila pritet në qytetin e Fierit.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë 40 km/h nga drejtimi verilindor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë./ZËRI

Poll

MOS HUMB