Aktualitet

Debat në “Open”/ Studiuesi: Beleri përdhosi simbolet kombëtare.Gazetari: Propagandë

Marko ka vijuar duke e akuzuar Bidon si “kryetarin e gjithë propagandës kundër Greqisë”.

f.t
Debat në “Open”/ Studiuesi: Beleri përdhosi simbolet
Fredi Beleri

TIRANË- Vendimi i Gjykatës për të dënuar Fredi Belerin me 2 vite burg ka shkaktuar debate në studion e emisionit 'Open'. Studiuesi Ardit Bido dhe gazetari Stavri Marko, ku ky i fundit është shprehur se të gjithë provat ndaj Belerit janë falsifikime, duke theksuar se procesi gjyqësor ndaj tij është ndjekur nga disa dhoma evropiane.

Bido ka ndërhyrë duke thënë se ndër këto dhoma ishte dhe ajo e Greqisë, me Markon që ka pyetur nëse Bido e konsideron shtetin fqinj mik apo armik.

Marko ka vijuar duke e akuzuar Bidon si “kryetarin e gjithë propagandës kundër Greqisë”. Sakaq, Bido ka theksuar se Beleri është dënuar më herët për përdhosje të simboleve kombëtare të vendit nga çdo hallkë gjyqësore e vendit.

Gjykata e Posaçme vendosi të dënojë me dy vite burg kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin. Beleri është shpallur fajtor për 'korrupsion aktiv' në zgjedhjet lokale të 2023-it. Çështja e kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri u kthye në arenë përplasjesh mes Tiranës dhe Athinës. Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, duke u bërë i vetmi kandidat në Shqipëri që zgjidhej në një post publik ndërsa ishte në qeli./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB