Aktualitet

Përplasi për vdekje me makinë 62-vjeçaren, arrestohet autori

Ai akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

I.F
Përplasi për vdekje me makinë 62-vjeçaren, arrestohet
Foto ilustruese

GJIROKASTËR- Një aksident me pasojë vdekje ndodhi mbrëmjen e djeshme në aksin Gjirokastër-Tepelenë. Policia njoftoi se një këmbësore 62-vjeçe u përplas për vdekje nga një 54-vjeçar, i cili u arrestua sot. Ai akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një aksident rrugor në aksin “Gjirokastër-Tepelenë”, ju informojmë se Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin E. M., 54 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi automjeti që drejtonte, ka përplasur këmbësoren shtetasen H. M., 62 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila si pasojë e përplasjes ka humbur jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia. /ZËRI

Poll

MOS HUMB