Aktualitet

Përplasi për vdekje 7-vjeçaren në plazhin e Potamit, 18 vite burg për ish-efektivin Arjan Tase

Ish-zyrtari i Policisë së Shtetit u gjykua për vrasje me dashje në mënyrë indirekte

E.K
Përplasi për vdekje 7-vjeçaren në plazhin e Potamit, 18
Arjan Tase dhe Jonada Avdiaj

VLORË- Gjykata e Vlorës ka dënuar këtë të mërkurë me 18 vite burg Arjan Tasen, ish-efektivin e Policisë, i cili më 2 gusht të vitit 2022 përplasi për vdekje me skaf në plazhin e Potamit, 7-vjeçaren Jonada Avdiaj. Ish-zyrtari i Policisë së Shtetit u gjykua për vrasje me dashje në mënyrë indirekte

Dy vite më parë në plazhin e Potamit të Himarës, më 2 gusht 2022, 7-vjeçarja Jonada Avdia humbi jetën tragjikisht teksa po lahej në bregun e detit, pasi u godit nga një gomone, e cila në kundërshtim me rregullat, po lundronte brenda kordonit të sigurisë. Tragjedia u shkaktua nga polici Arjan Tase, i cili po lundronte në mes të pushuesve teksa po laheshin dhe për shkak të një manovre të gabuar i mori jetën të miturës. Tase ka qenë ish-shef i Policisë në Himarë, ndërsa kur ndodhi ngjarja ai mbante postin e shefit të Policimit në Elbasan./ZËRI

Poll

MOS HUMB