Aktualitet

A ka ndërhyrë Greqia për çështjen Beleri? Dumani i 'prerë': Asnjë shtet i huaj s'ka shans të ndërhyjë

Kreu i SPAK u shpreh se ansjë shtet i huaj nuk ka shans që të ndërhyjë në punën e SPAK apo të intimidojë prokurorët.

E.K
A ka ndërhyrë Greqia për çështjen Beleri? Dumani i
Fredi Beleri

TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për më shumë se 4 orë u është përgjigjur pyetjeve të deputetëve në Komisionin e Ligjeve ku raportoi për punën e SPAK gjatë vitit 2023. Ai I pyet nga deputetët dhe në lidhje me çështjen e arrestimit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri, nëse ka pasur ndërhyrje nga Greqia në proces. Kreu i SPAK u shpreh se ansjë shtet i huaj nuk ka shans që të ndërhyjë në punën e SPAK apo të intimidojë prokurorët.

Altin Dumani: Ne jemi prokurorë dhe i bindemi vetëm Kushtetutës. Asnjë shtet i huaj nuk ka shans të ndërhyjë në punën tonë as të intimidojë prokurorët e SPAK.

I zgjedhur nga votat e qytetarëve kryebashkiak i Himarës, Fredi Beleri është arrestuar që më datë 12 maj 2023. Ai akuzohet për veprën penale “korrupsion aktiv në zgjedhje, kryer në bashkëpunim”. Banorë të Himarës kanë thënë se atyre iu janë premtuar para, në këmbim të votës. Ai u prangos 48 orë para zgjedhjeve lokale të 14 majit./ZËRI

Poll

MOS HUMB