Aktualitet

Hodhën molotov para Bashkisë së Tiranës, në pranga i riu! 3 të tjerë nën hetim

Ndërsa tre të tjerë janë vënë nën hetim.

E.K
Hodhën molotov para Bashkisë së Tiranës, në pranga i
Pamje nga protesta

TIRANË- Elton Vokrri, 38 vjeç është vënë në prangat e Policisë së Tiranës këtë të mërkurë pasi akuzohet për katër vepra penale, të kryera gjatë protestës së një dite më parë të organizuar nga opozita dhe Aleanca për Mbrotjen e Teatrit para Bashkisë së Tiranës. Ndërsa tre të tjerë janë vënë nën hetim.

NJOFTIMI I POLICISË:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në lidhje me aktet e dhunshme të ushtruara gjatë protestës së zhvilluar më datë 21.05.2024, përpara Bashkisë Tiranë, nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në vijim të veprimeve hetimore e procedurale dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndaloi shtetasin:

– E. V., 38 vjeç, banues në Kurbin, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, dhe “Goditjet për shkak të detyrës”. Ky shtetas është ndaluar dhe më datë 16 maj, në lidhje me protestën e datës 14 maj 2024.

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë shtetasit K. B., 21 vjeç, S. J., 41 vjeçe, të dy banues në Tiranë, dhe S. B., 49 vjeç, banues në Krujë. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Protesta e një dite më parë ishte protesta e tetë e organizuar nga opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit para Bashkisë së Tiranës. Protetuesit kërkojnë largimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, pas arrestimit të 5 ish-drejtorëve të rëndësishëm të bashkisë në kuadër të hetimeve për dosjen “5D”. Ashtu si dhe në herët e tjera, protestuesit hodhën bomba molotovi para derës së bashkisë dhe u përplasën fizikisht me efektivët./ZËRI

Poll

MOS HUMB