
TIRANË- Vizita e Sekretarit të Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Cameron, në Shqipëri është mbyllur vetëm me takimin me kryeministrin Edi Rama. Kreu i diplomacisë britanike anuloi takimin me presidentin e vendit, Bajram Begaj për shkak të një njoftimi urgjent. Fillimisht nuk u bënë me dije detaje, por mediat britanike kanë zbuluar shkakun. Sipas "TheGuardian", Cameron është thirrur me urgjencë nga kryeministri Rishi Sunak, i cili ka njoftuar një mbledhje emergjente të qeverisë në orën 16:00.
Por ende nuk ka asnjë të dhënë të qartë se për çfarë do të diskutohej në mbledhjen e kabinetit. Një mundësi është përjashtuar; ajo e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Vetë kryeministri Rishi Sunak u bëri me dije mediave se këtë verë nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, pavarësisht pretendimeve të opozitës. Një tjetër mundësi që po diskutohet janë problemet e brendshme mes laburistëve./ZËRI