Aktualitet

Ndoqi kamionin e Bana King, kontrollori: Bëra një eksperiment, mendova për ryshfet

Kontrollori i portit të Durrësit ka dhënë një alibi të çuditshme përpara hetuesve

E.K
Ndoqi kamionin e Bana King, kontrollori: Bëra një eksperiment, mendova
Bana King

DURRËS- Skandali me zhdukjen e kontenierit me banane për disa orë bnga porti i Durrësit, thellohet çdo ditë e më shumë, ndërsa së fundi është publikuar dhe dëshmia e punonjësit të policisë Adelion Vila, i cili shoqëroi me mjetin e tij kamionin e Bana King.

Vila, i cili mban detyrën e ndihmës specialistit kontrollor në Drejtorinë e Kufirit Durrës, u tha hetuesve se kishte ndjekur kontenierin jashtë Portit, për të menduar diçka më vonë, që nënkuptonte përfitimin financiar. “E ndoqa për të menduar diçka tjetër më vonë. E gjitha kjo ishte për të bërë një eksperiment”, është shprehur Vila përpara hetuesve.

Në dëshminë e tij në polici, Vila nuk pranoi se ka bashkëpunuar me persona të tjerë, megjithatë hetimet vijojnë.

Përveç Vilës në pranga ranë dhe shtetasit Denis Musaj, Alketa Kallçaku, Egnis Gojani. Ndërkohë është shpallur në kërkim shoferi që tërhoqi kontenierin, Durim Halka.

Sipas dosjes hetimore, efektivi Vila ka ndjekur kamionin me mjetin e tij, një Benz me ngjyrë gri ndërkohë që, nën shoqërinë e kamionit ka qenë edhe një mjet tjetër, një Xhip me ngjyrë të kuqe, me persona ende të paidentifikuar. Pasi kamioni me kontenier ka mbërritur në parkimin në Shkozet, një person tjetër, drejtues i një mjeti pirun, është pajtuar për të zbritur ngarkesën me banane.

Më pas, efektivi Vila dhe personat e paidentifikuar kanë nisur shkarkimin e ngarkesës. Dy orë më pas, kamioni me kontenerin ka hyrë sërish në Port, gjithnjë nën shoqërinë e punonjësit të Policisë, Adelion Vila.

Grupi hetimor ka zbuluar se nga kontenieri me banane janë zbritur disa objekte dhe sende, ta panjohura deri më tani. Prokuroria e Durrësit, deri më tani ka ngritur akuzën e “kontrabandës” për shoferin e kamionit, të identifikuar vetëm më inicialet D.H. i cili është shpallur në kërkim. 

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB