Aktualitet

"Ndodhin çudira", nuk mori pension të posaçëm, kompozitori: Kam 12 vite që pres, do më kenë harruar

E kam ngritur edhe herë tjetër ketë problem, pasi dosja ime ka 12 vjet qe qëndron në tavolinën e zotit Kryeministër. Tani po ndodhin çudira…Mbase kujtojnë se ma kane dhënë se kane kaluar shume vite….

E.K
"Ndodhin çudira", nuk mori pension të posaçëm,
Spartak Tili

TIRANË- Kompozitori Spartak Tili është një tjetër personalitet i njohur që ka dalë kundër vendimit të qeverisë, për dhënien e pensioneve të posaçme për 15 personalitete. Në një reagim në rrjetet sociale, Tili shkruan se prej 12 vitesh emri dhe dosja e tij gjenden në zyrën e kryeministrit në pritje të një reagimi dhe një aprovimi të pensionit të posaçëm.

Më herët të njëjtin reagim pati dhe kompozitori Osman Mula, i cili e cilësoi hakmarrje të kryeministrit Edi Rama, mosdhënien e pensionit, për shkak të qëndrimeve opozitare që ai ka mbajtur.

MESAZHI I SPARTAK TILIT:

I akorduan dhe pensionet e veçanta. Nuk e di kush mori, t’i gëzojnë ATA qe morën. Po ju shkruaj dy rreshta i nisur nga ngritja e problemit në rrjetet sociale, nga miq dhe dashamires të muzikës që duan të dinë PSE- në e mosdhënies të pensionit të veçantë disa prej kompozitoreve shqiptare, nder të cilët bëj pjese edhe unë.

E kam ngritur edhe herë tjetër ketë problem, pasi dosja ime ka 12 vjet qe qëndron në tavolinën e zotit Kryeministër. Tani po ndodhin çudira…Mbase kujtojnë se ma kane dhënë se kane kaluar shume vite….

Po me sa kuptoj, nuk na japin pensionin e veçantë se i kemi rrënjët e kontributeve tona këtu e 50 vjet përpara. Këto partitë moderne sot, ngatërrohen, nuk dine ku te na futin, nuk ma merr mendja se ka te beje me preferenca partiake se unë i takoj vetëm popullit tim.

Muzika ime dhe e kolegeve te mi, e ekzekutuar dhe e vlerësuar tingëllon shqip. Valle ka vend dhe për neve me ndryshimet që ka pësuar sistemi i vipave!?!? Vitet ikin zoti Kryeministër. Vlerësoni kompozitoret profesioniste, kontributin e tyre ne vite. Jepini Cezarit atë qe i takon.

Spartak Tili

Kompozitor

“Mjeshter i Madh”

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB