Aktualitet

Pas Albkings, një tjetër grup bën kërdinë në Telegram! Shpërndahen video pornografike me të mitur

Deri tani, grupi ka mbi 35 mijë anëtarë, kryesisht shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova, të cilët promovojnë pedofilinë pa kurrfarë hezitimi.

F.m
Pas Albkings, një tjetër grup bën kërdinë në
Foto Ilustruese

TIRANË- Një tjetër grup po bën kërdinë në Telegram ku po shpërndan vazhdimisht video me të mitur me përmbajtje pornografike. Insajder thotë se një hulumtim i gazetarëve të Kosovës ka zbuluar veprimtarinë e këtij grupi, pas mbylljes së famëkeqit “Albkings”.

Deri tani, grupi ka mbi 35 mijë anëtarë, kryesisht shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova, të cilët promovojnë pedofilinë pa kurrfarë hezitimi.

Sipas medias së Kosovës, në këtë grup ka qarkulluar edhe një video e një vajze nga Gjakova. Ish-i dashuri i saj e kërcënonte dhe shantazhonte me video, dhe një prej tyre e ka shpërndarë dhe në këtë grup.

ZËRI ka ndjekur për javë me radhë skandalet e grupeve në Telegram, ku poshtërimi dhe ‘demaskimi’ e vajzave që u bëhet gjyqi publik nëpër grupe e rrjete sociale dhe që u vendosen tarifa për orë pune si të ishin mjete, vijon ende.

Pas Albkings, ZËRI zbuloi një tjetër ‘vend të errët’ me emrin “Shqipet 87 Meme”, ku ishin mbledhur mbi 7 mijë shqiptarë.

Pas skandaleve të publikuara, ZËRI ka dorëzuar dhe materialet në polici dhe çështja është ndjekur nga autoritetet.

 

Poll

MOS HUMB