Aktualitet

Vrau të atin pasi i qëlloi për vdekje nënën, Klementin Islamaj: Nuk doja, ndodhi aksidentalisht

40-vjeçari është shprehur se e ka shtyrë të atin kur ka parë të ëmën e vdekur, por nuk ka pasur si qëllim që ta vrasë.

F.m
Vrau të atin pasi i qëlloi për vdekje nënën, Klementin
Klementin Islamaj

SARANDË- Klementin Islamaj ka deklaruar se vrasja e babait të tij ka qenë aksidentale. Në dëshminë e dhënë përpara autoriteteve lokale, pas arrestimit, 40-vjeçari është shprehur se e ka shtyrë të atin kur ka parë të ëmën e vdekur, por nuk ka pasur si qëllim që ta vrasë.

“Nuk doja ta vrisja, ishte ngjarje aksidentale”, mësohet të këtë thënë para oficerëve 40-vjeçari.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në fshatin Shalës të Konispolit.

69-vjeçari Hysen Islamaj qëlloi disa herë me sëpatë bashkëshorten e tij Shano Islamaj, 66 vjeçe, e cila ndërroi jetë në vend. E gjithë ngjarje ndodhi në sytë e mbesës së mitur, e cila lajmëroi të atin, Klementin Islamaj. Kur ky i fundit u kthye në shtëpi dhe pa nënën e vdekur, shtyu të atin nga shkallët.

Poll

MOS HUMB