Aktualitet

"Nuk kishte plumba"/ Del raporti i parë i Iranit për helikopterin e Raishit

Lajmi është bërë me dije nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Iranit.

k.m.
"Nuk kishte plumba"/ Del raporti i parë i Iranit për
Ebrahim Raisi

IRAN- Asnjë gjurmë plumbash nuk është gjetur në trupin e helikopterit me të cilin po udhëtonte presidenti i ndjerë i Iranit, Ebrahim Raisi dhe 8 persona të tjerë, mes tyre dhe kryediplomati. Lajmi është bërë me dije nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Iranit.

“Nuk u gjetën gjurmë plumbash apo objektesh të ngjashme në trupin e helikopterit që u rrëzua,”- thuhet në një deklaratë të "IRIB TV". Duke eliminuar mundësinë që aksidenti të jetë shkaktuar nga faktorë të jashtëm. Hetimi paraprak pohoi gjithashtu se helikopteri shpërtheu në flakë vetëm pasi u rrëzua në shpatin e kodrës dhe se rrënojat u gjetën duke përdorur drone iraniane. Duke hedhur poshtë kështu pretendimin e Ankarasë se droni turk 'Akinci'.

"Nuk kishte plumba"/ Del raporti i parë i Iranit për
Rrënojat e avionit

Raisi u zgjodh president më 2021 dhe prej atëherë i kishte ashpërsuar kufizimet ndaj iranianëve, përmes zbatimit të detyrueshëm të ligjeve të moralit dhe përmes një lufte të përgjakshme kundër protestave antiqeveritare, të cilat ishin nxitur nga vdekja e Mahsa Aminit në paraburgimin policor për gjoja shkeljen e ligjit për bartjen e shamisë së kokës.

Mijëra njerëz, përfshirë protestues, gazetarë, avokatë, atletë dhe artistë janë arrestuar dhe së paku 500 njerëz janë vrarë gjatë luftës brutale të Iranit kundër protestave. Raisi gjithashtu kishte bërë përpjekje të mëdha në bisedimet bërthamore me fuqitë botërore, duke e lejuar vendin e vet që njëkohësisht ta rrisë dukshëm edhe programin e vet për uranium të pasuruar./ZËRI

Poll

MOS HUMB