Aktualitet

'Kali i Trojës' i DOGJI! Si e zbuloi DEA amerikane kokainën që po vinte nga Ekuadori

Hetimi për ngarkesën që po vinte në Ballkan nisi nga DEA-së (Administrata e Zbatimit të Drogës) Amerikane që po mbante nën vëzhgim grupin prej të paktën një muaji.

k.m.
'Kali i Trojës' i DOGJI! Si e zbuloi DEA amerikane kokainën
Ioannis Biglakis dhe Azdren Muharemi

GREQI- 320 kilogramë kokainë, armë ishin fshehur ndër karkaleca! Të dyja ngarkesat u kapën në portin e Pireut, por destinacion kishin Shqipërinë, më konkretisht portin e Durrësit. Në pranga ranë Azdren Muharemi, 54 vjeç, Marsel Stafaj 36 vjec dhe grekët Alexandors Merkouris dhe Ioannis Biglakis 64 vjeç. Hetimi për ngarkesën që po vinte në Ballkan nisi nga DEA-së (Administrata e Zbatimit të Drogës) Amerikane që po mbante nën vëzhgim grupin prej të paktën një muaji. Një agjent i Policisë kishte arritur që të infiltrohej në radhët e grupit të narko-trafikut duke zbuluar skemën.

Por si?

'Kali i Trojës' i DOGJI! Si e zbuloi DEA amerikane kokainën

Ai i bindi se kishte aftësinë ta nxirrte drogën nga porti dhe ta çonte në një vend të sigurt ku trafikantët mund ta merrnin më pas personat përgjegjës. Mëngjesin e 22 majit, i infiltruari dërgoi 4 personat e arrestuar (2 grekë dhe 2 shqiptarë) që të kontrollonin dhe të merrnin drogën. Por, me të mbërritur tek konteineri, panë jo vetëm pakot me kokainë, por edhe tytat e armëve të Policisë në drejtimin e tyre.

Kontejneri nisi nga porti i Guayaquil, Ekuador, dhe ngarkesa legale nuk ishte banane, siç ndodh zakonisht, por karkaleca të ngrirë. Si fillim u çuan 180 pako kokainë duke përdorur metodën "rip on/rip off".

Çfarë do të thotë metoda rip on/rip off?

Anëtarët e ekuipazhit të anijes ose zyrtarët e korruptuar të portit thyejnë vulat e një kontejneri dhe fusin thasët me kokainë brenda. Më pas vendosin një vulë të re false dhe droga vazhdon rrugëtimin. 

Mafia shqiptare “sjell porosi” nga kartelet ekuadoriane në Europë

Një numër rekord i konfiskimeve të kokainës është regjistruar në portet evropiane gjatë vitit të kaluar. Autoritetet spanjolle që kanë njoftuar se kanë sekuestruar më shumë se 100,000 kilogramë. Burimi i "problemit" ndodhet në anën tjetër të Atlantikut, në Ekuador. 

“Shqiptarët panë një mundësi të mirë biznesi. Në vend që të luftojnë kartelet në vendet prodhuese të kokainës (Kolumbia, Bolivia dhe Peruja), ata zgjodhën të blejnë produktin direkt nga kartelet dhe ta çojnë atë në Evropë përmes portit të Gayaquil. Ata blenë kompani të mëdha eksportuese të bananeve dhe frutave si mbulesë për të dërguar tonelata kokainë nëpër Evropë. Portet e Antwerpen dhe Roterdam mbajnëdy vendet e para, pasuar nga Valencia në Spanjë, ku janë vendosur anëtarët e bandës së Klanit Ballkanik,”- tha kreu i anti-drogës në Spanjë për gazetën "El Pais", Antonio Martinez Duarte.

Javën e kaluar, Policia spanjolle shënoi edhe një tjetër goditje ndaj mafies shqiptare, duke arrestuar 17 persona dhe sekuestruar 850 kilogramë kokainë në portin e Valencias. Në një operacion transnacional të forcave të policisë në Spanjë, Ekuador dhe Britani dy javë më parë, u arrestua Dritan Gjika. I arrestuari, së bashku me bashkëpunëtorin e tij spanjoll, importonin banane nga Ekuadori, së bashku me 4000 kilogramë kokainë që e kalonin çdo muaj. Autoritetet gjetën 500 mijë euro para "cash", një pistoletë automatike dhe 12 makina luksoze në rezidencën dhe biznesin e Gjikës./ZËRI

Poll

MOS HUMB