
DURRËS- Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë “arrest në burg” për 48-vjeçarin B.Rako, i cili dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij 15-vjeçare.
Rako ka mohuar akuzën ndërsa e bija, e cila ka bërë denoncimin pas rrëfimit te psikologia e shkollës, ka treguar se është kërcënuar që të mos tregonte.
Ndaj 48-vjeçarit rëndon vepra penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.
E mitura e denoncoi abuzimin nga i ati në një bisedë me psikologen e shkollës.
Psikologia është personi që ka zbuluar abuzimin seksual gjatë një bisede me të miturën dhe me të marrë njoftim prej saj, policia e Kavajës është vënë në lëvizje dhe ka bërë ndalimin e tij. E mitura ka deklaruar se ka qenë e abuzuar herë pas here gjatë 4 viteve të fundit.
/ZËRI