
KAVAJË- Vajza 15-vjeçare e cila akuzoi të ati se ka abuzuar seksualisht me të prej 4 vitesh ka tërhequr denoncimin. E mitura ka deklaruar se ka mashruar dhe gjithçka e ka bërë pasi babai i saj, Bledar Rako i ka gjetur në telefon bisedat me një shok.
“Nuk është e vërtetë që babai ka abuzuar seksualisht me mua. Gënjeva pasi më gjeti disa biseda në telefon me një shok. Babai më kishte marrë telefonin, ndaj e denoncova”,- ka thënë ajo.
Ndërkohë nga akti i ekspertimit ka rezultuar se ndaj 15-vjeçares nuk ka pasur akt të marrëdhënieve seksuale. Vetë e mitura ka refuzuar që fillimisht ti nënshtrohet ekzaminimit mjekësor. Gjithashtu në seancën për urdhër mbrojtje, ato i kërkuan falje Bledar Rakos dhe kërkuan që ai të lirohej nga burgu dhe nga akuzat.
Nga ana tjetër, avokati, deklaroi për mediat se ngjarja ka ndodhur në një moment që vajza ka pasur përplasje me të atin pasi prej ditësh nuk e lejonte të komunikonte me telefon pasi i kishte gjetur biseda të papërshtatshme me një shoqen e saj. Ai deklaroi se vetë 15-vjeçarja ka deklaruar se ka gënjyer në një moment grindjeje me të atin, ndërsa në aktin e ekspertizës, e mitur rezulton se nuk është abuzuar dhe se është e defloruar. Avokati shton se vajza fillimisht është konsultuar me të ëmën e saj dhe më pas ka komunikuar edhe me psikologen e shkollës.
"Nuk kërkuan urdhër mbrojtjeje. Ka ndodhur në një moment që vajza ka pasur përplasje me të atin pasi prej ditësh nuk e lejonte të komunikonte me telefon pasi i kishte gjetur biseda të papërshtatshme me një shoqen e saj. Kjo ishte e vërteta. Nuk ka abuzim. Kjo ka sjellë reagimin që ka arritur deri në atë veprim që të shpifë për babain e vet. Ka folur me të ëmën dhe pas bisedës, ka komunikuar me psikologen e shkollës. Nuk e lejoi gjyqtarja për të marrë pjesë në sallë. Unë them që u bë në mënyrë të njëanshme që të mos administroheshin deklarimet si të nënës dhe të vajzës lidhur me të vërtetën e ngjarjes pasi deklarimet ishin marrë nga 4 oficerë të policisë gjyqësore. Njëri ka pyetur babain, tjetri nënën, psikologen. Janë marrë pjesë që implikonin babanë dhe i shkonin për shtat akuzës për të sanksionuar dhe kërkuar me cdo kusht arrestin ndaj prindërit. Në seancën e urdhërit të mbrojtjes, nënë e bijë e mohuan. E bija pohoi se ky veprim është kryer në mënyrë të pamatur nga ana e saj, në grindje. Duke qenë që në klasë të tretë ka bërë një ndërhyrje kirurgjikale ka qenë pak e përkëdhelur nga prindërit dhe kjo ka çuar në atë përshtatshmërinë e saj, në mënyrën e sjelljes, ka sjellë dhe si rrjedhojë arrogancën. I ati nuk e toleroi këtë sjellje dhe reagoi në këtë mënyrë. Pyetet vajza, nuk merr pjesë nëna në deklarime. Merret juristja, psikologia dhe nëna jo. Kërkuam që seanca të shtyhet dhe të kryhet akti i administrimit mjeko-ligjor pasi kur është realizuar akti që pardje, ka qenë prezente dhe e ëma dhe e bija dhe ka rezultuar se nuk ka qenë e defloruar. Nuk ka besueshmëri më kallëzimi. Trupi gjykues nuk e merr. Prokuroria thotë që s’ka mbërritur në prokurori. Thuhet që ka dijeni vëllai, nuk u pyet. Është e pyetur, e ka mohuar dhe nuk e marrin këtë provë. Absurditet. Babai është pyetur nga oficerët e polcisë gjyqësore dhe nuk është pyetur nga prokurori i çështjes”, deklaroi avokati.
Veprimi i vajzës vjen pasi gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë “arrest në burg” për 48-vjeçarin. Rako ka mohuar akuzën ndërsa e bija, e cila ka bërë denoncimin pas rrëfimit te psikologia e shkollës, ka treguar më herët se është kërcënuar që të mos tregonte. Ndërkohë edhe nëna e saj pretendonte prej se e bija po mashtronte. /ZËRI