Aktualitet

“Një buzëqeshje”, pazaret për ilaçet: Pyete fakiren, mos bëj numra

Alberti kërkon të dijë fitimin e tij, por Devi i thotë se do të jetë vetëm një buzëqeshje.

F.m
“Një buzëqeshje”, pazaret për ilaçet: Pyete
Ilaçe

TIRANË- Biseda të tjera të zbardhura nga dosja e siguruar nga Zëri.,ai dëshmojnë mënyrën se si bëhej tregtia  e medikamenteve. Në disa prej bisedave, Devi Beqiri kërkon një porosi medikamentesh dhe komunikon me Albertin, një prej personave që gjithashtu është vënë në pranga. Ky i fundit kërkon të dijë fitimin e tij, por Devi i thotë se do të jetë vetëm një buzëqeshje.

Pjesë nga biseda:

Devi: Mgjes!

Devi: Pete cik ate tipin e fakires

Albert Elbasan: Cben

Devi: 50 cop me 90 ti jep

Devi: Lek dore

Albert Elbasan: Po une ca fitoj?

Devi: Nje buzegeshje

Devi: Si fitova une te meri

Devi: Mero

 Devi: Beji pazar ore

Devi: 85

Devi: Po gy

Albert Elbasan: Leri numrat

Devi: Une te mesoi t

Devi: Y

Albert Elbasan: Ja ta pyes

Devi: Kelet ne dore jo llafe

Çfarë ndodhi sot?

16 persona janë vënë në prangat e Policisë së Tiranës këtë të shtunë nën akuzën e kontrabandës së ilaçeve. Nga hetimet e Prokurorisë së Tiranës rezultoi se grupi kontrabandonte medikamentet mjekësore nga Greqia, Italia e Kosova e më pas i shpërndante në qytete të ndryshme të vendit me çmime shumë herë më të larta. Farmacistët i porosisnin ilaçet në aplikacionin “ËhatsApp” tek “furnizuesit”, të cilët bënin më pas shpërndarjen. Në pranga kanë rënë: Devis Beqiri, Gentian Beqiri, Erjon Bajramaj, Dinë Thaqi, Ermal Merdani, Lorin Bregoniva, Almed Hoxha, Elton Qorri, Albi Dyrmishi, Florian Muçogalli, Saimir Dervishi, Admir Hoxha, Gëzim Hoxha, Artur Spaho, Tomor Mustafaj dhe Albert Bakaj.

Poll

MOS HUMB