
TIRANË- 50 mijë euro medikamente kontrabandë janë kapur sot në disa qytete të Shqipërisë. Gjatë kontrolleve në banesa dhe farmaci të ndryshme në Tiranë, Elbasan, Fier dhe Vlorë, hetuesit gjetën ilaçet e kontabanduara, ndërsa përgjimet e bëra nga Prokuroria del edhe emri i një mjeku gjinekolog. Në momentin e parë të takimit, i infiltruari ishte paraqitur me emra farmacish, të cilat nuk ekzistonin. Në përgjime del edhe Artur Spaho që porosiste barna kontrabandë pasi kishte kërkesë nga klientët për ilaçe që nuk gjendeshin në treg.
"Artur Spajo, ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në bisedat e Shtetasit Lorin, biseda me interes ku porosi barna tek ky shtetas kontrabandë dhe mbasi sjell për tregëtim. Për sa më sipër ai shprehet se ka subjektin "Simali S22" duke qenë se kërkesa e klientëve ka qenë në rritje për barna, të cilat nuk gjendeshin në Republikën e Shqipërisë ka kontaktuar Lorinin dhe ka bërë porosit tek ky për klientët. Arsyeja pse ka ushtruar këtë aktivitet është për të afruar klient një shtetas që ka një fëmijë me spektrin e autizmit. Pasi është bërë kqyrja e telefonit vijon...,"-shkruhet në dosjen e kopsitur nga hetuesi Bledar Valikaj.
Megjithatë biseda e tij e përgjuar me Lorin Bregovinën, fliste për disa marrëveshje të tjera që nuk po shkonin siç duhet me shumë gjasa me farmacistë të tjerë.
BISEDA E PËRGJUAR:
Turi Gener68: I more ato?
Bregovina: Për 1 orë do i kesh aty se jam me njerëz sot
Turi Gener68: Ok! Nazonan ke? Është levopromazin.
Bregovina: Jo! Tuke. Ktheu pak tek dyqani. O Tuke. Po fle?
Turi Gener68: Jo
Bregovina: Ça tha Neku?
Turi Gener68: Më pyeti, i tha me është mbyllur me atë. I thashë kishte frikë mos të prishte punë.
Bregovina: Si është mbyllur?
Turi Gener68: Është tërhequr ajo. Nuk merret më. se e kanë në...
Bregovina: Por ne se dimë merret apo s'merret, por ai ka marrë me se kam dëgjuar kështu-kështu. Por jepi një mendje. Që...Si pas asaj që ajo që në fillim doli nota dhe po e kanë fshirë e ka bërë kjo...I bie që kjo do që të merret. Por të tjerët kanë frikë. kështu që...
Turi Gener68: Kështu tha edhe ajo
Bregovina: Ai shahisti asaj
Turi Gener68: Që ajo e ka bet
Bregovina: le të bëhet burrë dhe t'ja çojë vetë. Kaq i thuaj
Turi Gener68: Ok! I them.
Bregovina: Se ne se dimë çfarë linjash do ndjeki ajo. Keti që kishte i preu.
Turi Gener68: Më tha që ja kishe shtuar
Bregovina:Zarfin
Turi Gener68: Po meqë e shkruajti jo prezent. i Pa
Bregovina: 200 le t'i mbajë për borxhet e mia. Po thuaja ta dije dhe i thuaj
Turi Gener68: Ohooo
Bregovina: Që brenda tetorit do të vij lorini
Turi Gener68: Ajo e dinte për 500
Bregovina: e di që e dinte për 500...
Hetimet për këtë dosjen kanë nisur pas arrestimit të dy specialistëve të Agjencisë së Barnave, të denoncuar në emision Stop në Tv Klan, të cilët nuk kryenin kontrolle të rregullta në farmacitë dhe nuk raportonin shkeljet. Në telefonat e personave të arrestuar, Prokuroria gjeti biseda të tyre për tregtimin e ilaçeve kontrabandë që prej vitit 2020. Kërkesat më të shpeshta në këto biseda gjatë këtij viti janë për medikamentet që trajtonin COVID-19, por nuk mungonin as ilaçe të tjera që trajtonin tumoret dhe sëmundje të tjera të rënda, të cilat mesa duket nuk gjendeshin dot në spitale. Barnat vinin kryesisht nga Greqia, Italia por edhe Turqia./Zëri.ai