
TIRANË- Zëri.ai ka zbardhur disa nga dëshmitë e të arrestuarve në kuadër të operacionit "Rrugëtimi", të cilët janë përfshirë në kontrabandë medikamentesh që sillnin nga Italia dhe Greqia. Devis Beqiri, sipas dosjes që ka siguruar Zëri.ai, ka deklaruar se ai ka qenë i punësuar në shumë subjekte farmaceutike dhe së kjo gjë ka bërë që ai të ketë krijuar kontakte dhe njohje me profesionistë të fushës, si mjekë apo farmacistë. Vetë Beqiri është shprehur se fakti që ka mbetur pa punë dhe në kushte të vështira familjare, sepse ishte i divorcuar e me një fëmijë të vogël, e kanë detyruar atë të përfshihet në kontrabandimin e ilaçeve. Por, ai thekson se barnat të cilat tregtonte ishin cilësore. Gentian Beqiri ka deklaruar se nuk kishte dijeni për mënyrën se si shiteshin apo si bliheshin ilaçet, por thotë aktiviteti ishte i ligjshëm pasi i vëllai e njeh mirë sektorin e farmaceutikës.
Pjesë nga dosja:
Devis Beqiri ka deklaruar se ai ka qenë i punësuar në shumë subjekte farmaceutike. Duke qenë i angazhuar në këtë sektor, ai ka krijuar kontakte dhe njohje me profesionistë të fushës, si mjekë apo farmacistë. Pasi ka mbetur pa punë dhe në kushte të vështira familjare, sepse ishte i divorcuar dhe më një fëmijë të vogël, e kanë detyruar atë të përfshihet në kontrabandimin e ilaçeve. Por ai ka theksuar se barnat të cilat tregtonte ishin cilësore.
Gentian Beqiri ka deklaruar në lidhje me aktivitetin që zhvillon i vëllai se nuk kishte dijeni për mënyrën se si shiteshin apo si bliheshin ilaçet, por thotë aktiviteti ishte i ligjshëm pasi i vëllai e njeh mirë sektorin e farmaceutikës.
Dosja:



Çfarë ndodhi sot?
16 persona janë vënë në prangat e Policisë së Tiranës këtë të shtunë nën akuzën e kontrabandës së ilaçeve. Nga hetimet e Prokurorisë së Tiranës rezultoi se grupi kontrabandonte medikamentet mjekësore nga Greqia, Italia e Kosova e më pas i shpërndante në qytete të ndryshme të vendit me çmime shumë herë më të larta. Farmacistët i porosisnin ilaçet në aplikacionin “ËhatsApp” tek “furnizuesit”, të cilët bënin më pas shpërndarjen. Në pranga kanë rënë: Devis Beqiri, Gentian Beqiri, Erjon Bajramaj, Dinë Thaqi, Ermal Merdani, Lorin Bregoniva, Almed Hoxha, Elton Qorri, Albi Dyrmishi, Florian Muçogalli, Saimir Dervishi, Admir Hoxha, Gëzim Hoxha, Artur Spaho, Tomor Mustafaj dhe Albert Bakaj.