Aktualitet

Moti i keq mund të godasë vendin, priten shtrëngata dhe stuhi

Pasi Porti i Durrësit dhe i Vlorës anuluan udhëtimet me traget drejt Italisë, edhe Bashkia e Lezhës ka paralajmëruar qytetarët, se në këtë bashki mund të ketë përmbytje.

D.XH
Moti i keq mund të godasë vendin, priten shtrëngata dhe stuhi
Moti me shi

TIRANË- Vendi ynë pritet që të përfshihet nga një mot i keq, pas mesnat♪7s së sotme. Shërbimi Meteorologjik njoftoi se moti pritet të ketë përkeqësim gjatë orëve të mbrëmjes, ndërsa reshjet do të vazhdojnë edhe nesër.

“Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira në shtim. Në orët e mbrëmjes të ditës së shtunë reshjet e shiut do të bëhën prezente fillimisht në veriperëndim e gradualisht reshjet e shiut do të shtrihen përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirës perëndimore. 

Hera-herës reshje shiu ne formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Kjo situatë do të mbetet prezente deri në orët e para të mëngjesit të ditës së dielë. Gjatë ditës së dielë reshjet e shiut do të mbeten prezente të herëpashershme me intensitet të ulët të karakterit lokal”, njoftoi SHMU.

Për shkak të kushteve të papërshtatshme atmosferike të fundjavës, Porti i Durrësit dhe ai i Vlorës njoftuan se kanë anuluar lundrimet drejt Italisë.

Ndërsa, sot edhe Bashkia e Lezhës ka paralajmëruar qytetarët, që të kenë kujdes, pasi në këtë bashki mund të ketë edhe përmbytje. Bashkia ka vënë në dispozicion të qytetarëve edhe një numër, ku mund të kontaktojnë, në rast emergjence.

Lajmërimi i Bashkisë Lezhë:

Bashkia Lezhë lidhur me të dhënat e marra nga Shërbimi Meteorologjik, ju bën me dije se duke nisur nga sonte pas  orës 24:00 priten reshje të dendura shiu! Parashikohet që të ketë furtunë dhe përmbytje si  pasojë e sasisë së lartë të shiut.Shërbimet e Emergjencave të Bashkisë Lezhë do të jenë në gadishmëri gjatë natës për të ndërhyrë në çdo rast problematik! Përveç masave që do të marrim ne, ju lutemi banorëve që për çdo rast emergjent  të lajmërojnë në kohë reale në numrin e tel:

+355 68 331 2049

Në rast të reshjeve të dendura të shiut, përpos Lezhës, rrezikojnë përmbytjen fshatrat e zonës së NënShkodrës. Siç njofton SHMU, mbrëmja e sotme dhe e diela pritet të karakterizohen nga një mot i paqëndrueshëm./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB