
TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me dosjen hetimore ndaj dy vëllezërve Gentian e Indrit Beqiraj, të cilët pritet të dalin drejtësisë për vrasjen e mbetur në tentavië ndaj Geron Hasanbellit. Dy vëllezërit për kryerjen e sulmit kanë bashkëpunuar dhe me Alban Skonjën e Ilirjan Fecin. Këta të fundit mbanin në vëzhgimin “Shenjestrën”.
Indrit dhe Gentian Beqiraj do e kryenin vrasjen për llogari të Kasandër Nogës, emër i njohur për botën e krimit. Ky i fundit aktualisht ndodhet i arrestuar në Belgjikë, për vrasjen në tentativë ndaj Mikel Rakipllari alias Erion Hasanbellit, vëllait të Geron Hasanbellit.
Pas dështimit të vrasjes së Hasanbvellit Skonja dhe Feci janë tërhequr dhe në këtë grup është angazhuar Kevin Zeneli, i cili është personi që mbante kontakte dhe lidhje me Kasandër Nogën, raporton News 24.
Kjo ngjarje u zbardh pas arrestimit të vëllezërve në tetor të një viti më parë. Këta të fundit i shpëtuan një sulmi që ishte përgatitur ndaj tyre. Pas shoqërimit në polici ata janë “zbëthyer’ dhe kanë treguar se ishin nisur për të vrarë Aleksandër Lahon ose siç njihet “Rrumi” I Shijakut.
Vëllezërit kanë treguar se në shënjestër të Nogës, nuk ishte vetëm Geron Hasanbelli por edhe Arben Mërkuri nga Sukthi i njohur me nofkën Maneci. Sipas dosjes hetimore, porosinë për krimet Kasandër Noga e bënte përmes Kevin Zenelit.
Në momentin që njeriu i Nogës ka hyrë në lojë, vëllezërit kanë nisur vëzhgimin e Geron Hasanbelli dhe kur kanë mësuar se ai ishte zhvendosur në Tiranë, në zonën e Don Boskes, kanë marrë shtëpi me qira aty pranë. Për ditë më radhë ata i mbajtën në vëzhgim por nuk arritën ta përfundonin punën. Kështu vrasjen e mori në dorë Kevin Zeneli.
Në përpjekje për të ekzekutuar Hasanbellin, shkaktoi masakrën e Don Boskos, më 4 janar 2022 duke vrarë gabimisht Erjon Celën dhe plagosur disa të tjerë. Por edhe pas masakrës së Don Boskos, Beqirajt vijuan vëzhgimin e kundërshtarit të Kasandër Nogës.
Për vëllezërit Beqiraj nuk hoqën dorë nga “misioni” që u ishte ngarkuar. Ata siguruan lëndë plasëse dinamit, nëse do t’iu nevojitej për vrasjen e Hasanbellit, shkruan News 24. Lëndën shpërthyese ia blenë të pandehurit, Idajet Hoxha, të cilin e kishin njohur përmes Pellumb Hoxhës. Sipas Prokurorisë lënda plasëse ishte siguruar në një minierë në Bulqizë./Zëri.ai