
TIRANË- Zëri.ai ka zbardhur dosjen e plotë dhe përgjimet e grupit që merrej me kontrabandë ilaçesh. Në bisedat e zbuluara në "WhatsApp" mes anëtarëve të grupit shihet se ata kontrabandonin ilaçe nga Greqia, Italia dhe Kosova e që më pas shpërndaheshin në qytete të ndryshme të vendit. Në momentin e arrestimit janë sekuestruar ilaçe që kapnin vlerën deri në 50 mijë euro. Në përgjimet e grupit nuk mungonin as "kodet" me emrat e gazetarëve. Mes ilaçeve të sekuestruara janë: Klaricid, Ceclor, Ceftoral, Zithroma, Depon, Zithromax, Zoloft, Flagyl, Bisovlon, Diamicron, Diovan, Diovan, Vermox.
Pjesë nga përgjimet:
Albert Bakaj: Ore, Mero Bazen e solle ti?
Devis Beqiri: Jo, të hënën. Nuk ke ti? 10 i kam.
Albert Bakaj: Nuk i dua më për të hënën, dua lekët.
Devis Beqiri: Ok, pa merak!
Dosja hetimore në ngarkim të tyre është në dorën e prokurorit Bledar Valikaj.
Pjesë e paligjshmërisë sipas akuzës së Tiranës mund të jenë bërë dhe punonjës të Agjensisë së Barnave dhe ata të doganës, por deri më tani nuk ka emra konkret.
Në aplikacionin e bisedave "WhatsApp" farmacistët porosisnin ilaçet tek "furnizuesit". Këta të fundit e zgjidhnin vetë pjesën e transportit.
Pjesë nga përgjimet:
10/3/23, 10:28 – Turi: I more ato
10/3/23, 10:30 – Bregovina.l: Për 1 orë do i kesh aty se jam me njerëz sot
10/3/23, 10:31 – Turi: Ok. Nazonan ke, është Levopromazin
10/6/23, 09:32 – Bregovina.l: Jo, kthehu pak te dyqani
Tomor Mustafa, u ndalua pasi gjatë kontrollit të telefonit iu gjetën biseda ku porosiste barnat kontrabandë.
Pjesë nga biseda: (Të përzgjedhura)
16.1.23, 2:01:11 Toli: 14 Rocefina mingjen dot
16.1.23, 2:27:20 Devi: Nuk kam
14.4.23, 11:19:16 Toli: Nona, mgjes
14.4.23, 11:19:38 Toli: A mundesh me i cu para orës 2 ato
14.4.23, 11:20:47 Devi: Jo se në 6 e 30 do tak me atë
14.4.23, 11:21:29 Toli: Ok po i them ka ora 7
14.4.23, 8:14:33 Devi: Të çova 600 euro
14.4.23, 8:14:37 Devi: Sa janë
17.4.23, 12:42:23 Toli: 156000
17.4.23, 12:42:52 Devi: Ok, më vonë flasim
15.5.23, 8:48:09 Devi: Ai s’më ka sjellë asgjë v*,po të sjell 1.5 nesër
15.5.23, 8:48:30 Toli: O nona r*pt ju kam them që t premten se pz ski st miat
15.5.23, 8:48:49 Devi: Po cë të bëj të shiten vetë
15.5.23, 8:49:00 Toli: Po s’ka lidhje tshit
15.5.23, 8:49:02 Toli: Vetëm t’pyta
15.5.23, 8:49:09 Toli: The i ka mos fol budalliqe
15.5.23, 8:49:13 Toli: Tani t shiti veten thot
15.5.23, 8:49:21 Devi: Të shitem unë ore
5.5.23, 8:49:23 Devi: Jo ai
5.5.23, 8:49:29 Devi: Ai se kushton shume
6.5.23, 12:10:21 Toli: Nona erdhe
6.5.23, 12:14:53Devi: Sa u nisa
16.5.23, 7:48:5 Toli: Po ju kam dhën 1.5
16.5.23, 7:49:06 Toli: Më marin tel thon ke 1 se shkuan e i morën ato
16.5.23, 7:53:50 Devi: Kisha për të paguar pjesën e djalit dhe aq kisha
26.5.23, 11:15:47 Devi: Duan siguracion
26.5.23, 2:00:47 Toli: Po si do ja bëjmë, të parat vetë i kam paguar.
126.5.23, 2:10:48 Devi: Ore prz s’kam vajta si legen te banka
29.5.23, 9:11:17 Toli: Nona ca bene, ma bëj një njishe sot
29.5.23, 9:11:47 Devi: Jam në Itali të thash
29.5.23, 9:12:00 Toli: Ro*t kanë kapur 25 milion
29.5.23, 9:12:06 Devi: Ca thua
29.5.23, 9:12:08 Toli: Duhet me i mbledh ro*t. Më fike, shif bëj diçka pash zotin
29.5.23, 9:14:20 Devi: Po ca të bëj o nona prz, sikur i kam e nuk ti jap
Biseda e Albert Bakajt me Devis Beqirin (Të përzgjedhura)
2.9.20, 11:57:30 Albert Elbasan: Më duhen maska dhe doreza
2.9.20, 11:57:39 Devi: Sa maska dhe sa doreza të duhen
2.9.20; 11:57:56 Albert Elbasan: Po mi bëj 5+5
2.9.20, 11:59:41 Devi: Këto po ti bëj me lek në dorë
2.9.20, 12:00:15 Albert Elbasan: Po
8.9.20, 6:39:27 Albert Elbasan: Më duhet Aminoven 5%, Nulan (procarbazine) 50mg 18
18.9.20, 4:49:13 Devi: Ska
18.9.20, 4:49:27 Albert Elbasan: Ok
18.9.20, 4:49:57 Devi: Përdoret për tumorin në tru. Dhe limfomen hodking
3.11.20, 11:47:56Albert Elbasan: Remdes 5 cop fare behet
3.11.20, 11:50:28 Devi: Nuk ka
3.11.20, 5:29:24 Albert Elbasan: Dhe 5 xarelto
3.11.20, 5:29:32 Albert Elbasan: Mi gjen dot?
5.21, 12:36:38 Albert Elbasan: Behet fjalë për Decapeptyl dite+ Exemestane 25mg 1cp/ditë për 5vite
15.21, 12:37:25 Albert Elbasan: I dua për një njeriun tim a i gjejmë dot
1.5.21, 4:36:53 Devi: Të pyes e të them
7.5.21, 4:37:24 Albert Elbasan: Vinë nga Italia këto
7.5.21, 4:52:12 Devi: Në Itali.
















Çfarë ndodhi sot?
16 persona janë vënë në prangat e Policisë së Tiranës këtë të shtunë nën akuzën e kontrabandës së ilaçeve. Nga hetimet e Prokurorisë së Tiranës rezultoi se grupi kontrabandonte medikamentet mjekësore nga Greqia, Italia e Kosova e më pas i shpërndante në qytete të ndryshme të vendit me çmime shumë herë më të larta. Farmacistët i porosisnin ilaçet në aplikacionin “WhatsApp” tek “furnizuesit”, të cilët bënin më pas shpërndarjen. Në pranga kanë rënë: Devis Beqiri, Gentian Beqiri, Erjon Bajramaj, Dinë Thaqi, Ermal Merdani, Lorin Bregoniva, Almed Hoxha, Elton Qorri, Albi Dyrmishi, Florian Muçogalli, Saimir Dervishi, Admir Hoxha, Gëzim Hoxha, Artur Spaho, Tomor Mustafaj dhe Albert Bakaj.