
Medikamente
TIRANË- Pamjet e publikuara nga Policia e Shtetit tregojnë se përveçse të kontrabanduara, medikamentet tregtoheshin totalisht jashtë çdo protokolli. Të futur në qese të zeza, të lidhura me llastikë dhe pa kutitë përkatëse, medikamentet mbërrijnë në duart e porositësve pa u ruajtur në kushtet e duhura. Shumë prej tyre e kanë të nevojshme të qëndrojnë në frigorifer medicinal apo në një temperaturë të duhur, por qëndrimi në qese e magazina, nuk e mundëson këtë gjë duke ulur kështu dhe efektivitetin e medikamenteve.
Poll