Aktualitet

Kontrabanda, si u simulua blerja e ilaçeve me vlerë 800 euro

Një agjent bisedoi në Whatsapp me anëtarët e grupit dhe tha se do të blinte ilaçe me vlerë 800 euro. Talkimi u zhvillua tek Materniteti i ri në Tiranë.

D.XH
Kontrabanda, si u simulua blerja e ilaçeve me vlerë 800 euro
Kontrabanda e ilaceve

TIRANË –Policia e Tiranës ka vënë në pranga 16 shtetas dhe ka shpallur në kërkim dhe 2 të tjerë për kontrabandë medikamentesh, që kapnin vlerën e 50 mijë eurove. Pas hetimit disa mujor në rrjetën e operacionit “Rrugëtimi”, sipas burimeve policore për Zëri.ai, kanë rënë dhe farmacistë, punonjës të Agjencisë së Barnave dhe punonjëstë Doganave.

Po të njëjtat burime bëjnë me dije se ky grupi u arrit që të zbërthehet, pasi një agjent hyri në lojë.

Që grupi të binte në grackë, u simulua një blerje e ilaçeve me vlerën 800 euro, raporton Report Tv.

Porosia e ilaçeve u bë me Whatsapp, ndërsa takimi do të bëhej tek Materniteti i Ri, në zonën e Brrylit në kryeqytet.

Në blerjen e simuluar u porosit:

Kuti me mbishkrimin Augumentin 250/62,5 mg/5 ml copë 7(shtatë).

Kuti me mbishkrimin Klaricid 250 mg/5ml copë 5(pesë). Kuti me mbishkrimin Ceclor 375 mg/5ml copë 4(katër). Kuti me mbishkrimin Ceftoral 100 mg cefixime për 5 ml copë 5(pesë).

Kuti me mbishkrimin Zithromax 900mg/22.5 ml copë 35 (tridhjetë e pesë). Kuti me mbishkrimin Zithromax 1500 mg /37.5 ml copë 4(katër). Kuti me mbishkrimin Depon 120 mg/5 ml copë 14 (katërmbëdhjetë).

Takimi mes agjentit dhe anëtarëve të grupit, që shisnin medikamente të kontrabanduara, u zhvillua në orën 15:36 minuta tek Materniteti i Ri./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB