Aktualitet

Historia e trishtë e gruas që u vetëhodh nga furgoni në Peqin

Në vitin 2013, vajza e Merushe Gjuzit u zhduk pa gjurmë. Ajo u bë e gjallë, por tha se nuk donte të vazhdonte kontaktet me prindërit e saj. Kjo ngjarje e rëndë dyshohet se ishte burimi i konflikteve me bashkëshortin.

D.XH
Historia e trishtë e gruas që u vetëhodh nga furgoni në
Merushe Gjuzi

PEQIN – Një ditë më parë, opinioni publik u trondit, nga një ngjarje e rëndë, teksa një grua u vetëhodh nga një furgon në lëvizje në afërsi të Peqinit dhe gjeti vdekjen.

Viktima është Merushe Gjuzi, e cila kishte një histori tepër të trishtë, që e kishte treguar edhe në televizione.

Në vitin 2013, vajza e saj kishte humbur kontaktet me familjen. Kjo ngjarje e rëndoi gjendjen e saj psikologjike, teksa kërkonte të bijën e zhdukur në polici dhe në media.

Tragjedia e saj nuk u mbyll me kaq. Gjashtë muaj më vonë, edhe dhëndri ndërroi jetë dhe çifti i ri (dhëndri dhe vajza) lanë pas një fëmijë vetëm 1 vjeç. Nipi i saj, që u rrit pa prindër, vuante nga një sëmundje dhe për të kujdesej vetëm Merushe Gjuzi.

Disa vite pas zhdukjes, vajza e Mirushes bëhet e gjallë, ishte në Angli, por nuk donte që të vijonte kontaktin me prindërit. Ajo kishte shpikur historinë, sikur e kishin rrëmbyer. Kjo histori bëri që në familje të kishte probleme gjithnjë e më shumë, teksa edhe konfliktet me bashkëshortin ishin të shpeshta.

Sot, policia arrestoi bashkëshortin e Merushe Gjuzit, Mahmut Gjuzin. 68-vjeçari dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj Merushe Gjuzit. Ai u vu në pranga nën akuzën e dhunës në familje dhe shkaktim i vetëvrasjes.

Merushe Gjuzi, teksa udhëtonte me bashkëshortin dhe miken e saj, në afërsi të Peqinit, dyshohet se është vetëhedhur nga furgoni, duke ndërruar jetë./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB