Aktualitet

Në shitje dhe barnat e spitaleve, dëshmia: M’i dha infermieri i Sanatoriumit, kishin pulla

Beqiri ka shtuar gjithashtu se nuk e dinte që kjo tregti ishte e pajeluar pasi shumë prej medikamenteve kanë pasur dhe pullën e Autoritetit të Barnave.

F.m
Në shitje dhe barnat e spitaleve, dëshmia: M’i dha infermieri i
Spitali 'Shefqet Ndroqi'

TIRANË- Pjesë e grupit që merreshin me trafikimin e barnave rezulton të jetë dhe që ka punuar infermier në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, ‘Sanatoriumi’. Ka qenë vetë një nga të arrestuarit, Devis Beqiri, i cili ka treguar se medikamentet i merrte nga i identifikuari si Ermal Merdani. Beqiri ka shtuar gjithashtu se nuk e dinte që kjo tregti ishte e pajeluar pasi shumë prej medikamenteve kanë pasur dhe pullën e Autoritetit të Barnave. Kjo do të thotë që barnat që vijnë përmes Ministrisë së Shëndetësisë në fakt dalin në mënyrë ilegale nga spitalet dhe shiten në farmaci private.

Pjesë nga dosja:

Në lidhje me faktin që në shumicën e porosive që dorëzonte ka qenë prezent edhe vëllai i tij, ai ka deklaruar se i vëllai jeton në Itali dhe se ishte kthyer për disa kohë me pushime për të takuar prindërit dhe se nuk ka dijeni për aktivitetin që zhvillon. Në lidhje me barnat spitalore të gjendur, ai ka deklaruar se ato barna i ka marrë nga një djalë që ka punuar infermier te spitali i Senatoriumit. Kontaktin me të e ka siguruar me njohjet në sektorin e farmaceutikës dhe nuk e njeh me emër personin që ka lidhje me infermierin. Ai në periudhën e pandemisë u largua nga Shqipëria në Gjermani dhe nga ana e tij ai ka deklaruar se nuk ka shitur asgjë dhe janë me pullën e Autoritetit të Barnave.

Çfarë ndodhi sot?

16 persona janë vënë në prangat e Policisë së Tiranës këtë të shtunë nën akuzën e kontrabandës së ilaçeve. Nga hetimet e Prokurorisë së Tiranës rezultoi se grupi kontrabandonte medikamentet mjekësore nga Greqia, Italia e Kosova e më pas i shpërndante në qytete të ndryshme të vendit me çmime shumë herë më të larta. Farmacistët i porosisnin ilaçet në aplikacionin “ËhatsApp” tek “furnizuesit”, të cilët bënin më pas shpërndarjen. Në pranga kanë rënë: Devis Beqiri, Gentian Beqiri, Erjon Bajramaj, Dinë Thaqi, Ermal Merdani, Lorin Bregoniva, Almed Hoxha, Elton Qorri, Albi Dyrmishi, Florian Muçogalli, Saimir Dervishi, Admir Hoxha, Gëzim Hoxha, Artur Spaho, Tomor Mustafaj dhe Albert Bakaj.

Poll

MOS HUMB