Aktualitet

Nipi i ish-diktatorit në SPAK? E shoqja ndan foto nga pushimet, Ermal Hoxha: Isha në Itali

Ajo publikoi foto duke bërë me dije se në ditën kur pretendohej se i shoqi kishte shkuar në SPAK, në fakt ishin me pushime në Itali.

k.m.
Nipi i ish-diktatorit në SPAK? E shoqja ndan foto nga pushimet, Ermal
Ermal Hoxha

TIRANË- Dje në media u dha lajmi se nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha ishte paraqitur në SPAK. Fotoja e një personi që ngjasonte me të u bë lajm në të gjitha media, por duket se nuk bëhet fjalë për të njëjtin person. Fillimisht, lajmin e hodhi poshtë bashkëshortja e Hoxhës, këngëtarja Rezarta Shkurta. Ajo publikoi foto duke bërë me dije se në ditën kur pretendohej se i shoqi kishte shkuar në SPAK, në fakt ishin me pushime në Itali.

"Ndërkohë ne të hënën! Apo kemi qenë tek SPAK-u i Italisë?,"-shkruan këngëtarja në foton e siguruar nga ZËRI.

Nipi i ish-diktatorit në SPAK? E shoqja ndan foto nga pushimet, Ermal

Ndërsa nga ana tjetër, për gazetarin Edison Vatnikaj ka folur vetë Ermal Hoxha, i cili po ashtu pretendon se ka qenë në Itali dhe se është kthyer në Rinas në datën 6 janar.

"Është lajm i pavërtetë, nuk jam thirrur për të deklaruar ne SPAK, për asnjë çështje. Prej disa ditësh kam qenë jashtë vendit në Itali. Jam kthyer në Rinas datën 6/1/24, ora 20:30. Vërtetohet nga bileta e udhëtimit dhe dokumentat e marrjes së makinës me qera në Itali."

Nipi i ish-diktatorit ka qenë i dënuar për laboratorin e drogës në Xibrakë, dosje e cila është hapur pas një denocimi të kreut të Grupit të PD-së, Gazment Bardhi, i cili pretendon se i përfshirë është edhe Olsi Rama. 9 të pandehurit e dosjes Xibraka, përfshi edhe dy shtetas kolumbiane, u deklaruan fajtorë nga Krimet e Rënda dhe u dënuan me 104 vite burg në total. Vetë Ermal Hoxha u dënua me 6 vjet e 8 muaj, por u la i lirë nga qelia e burgut të Fierit më 13 shtator të vitit 2018 kur i kishin mbetur edhe 1.8 vite dënim. Por fitoi lirinë, pasi përfitoi nga lirimi me kusht. 

Nipi i Enver Hoxhës u arrestua gjatë një aksioni ndërkombëtar i cili zbuloi një laborator kokaine në Xibrakë të Elbasanit. Operacioni “Xibraka” u zhvillua më 14 Janar të 2015, në pranga ranë 11 persona mes tyre dhe 2 shtetas kolumbianë. 8 persona u arrestuan brenda dhe pranë magazinës së drogës, mes tyre dhe kreu i grupit Sajmir Batku, nipi ish-diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha dhe dy shtetas kolumbianë. Ndërsa në kërkim u shpall Genci Xhixha, i cili njihet si kreu i një rrjeti të fuqishëm të trafikut të kokainës në Europë./ZËRI

Poll

MOS HUMB