TIRANË-Forcat RENEA, kanë gjetur dy armë zjarri në apartamentin ku u mbyll për disa orë një vajzë në zonën e Astirit, në kryeqytet. Ndërkohë vajza dyshohet se ka qenë me persona të tjerë, të cilët kishin marrë dy apartamente me qira airbnb, ngjitur me njëri-tjetrin. Policia ka njoftuar se gjatë kryerjes së veprimeve të ngutshme hetimore dhe kontrollit të apartamenteve të tjera në pallatin në fjalë, në një banesë tjetër janë gjetur 2 armë zjarri pistoletë. Brenda kësaj banese nuk janë gjetur persona në momentin e kontrollit.
Vajza që bëri denoncimin është S.Q, 20 vjeç. Ajo ka punuar si hostes. Në denoncimin e saj e reja deklaroi se ishte dhunuar, por autoritetet njoftojnë se nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja të dukshme fizike.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, ju informojnë se:
Rreth orës 14:10, u bë hapja e derës së banesës nga Forcat “Renea”, nuk pati probleme. Shtetasja S.Q, ndodhet nën asistencën e stafit mjekësor. Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja të dukshme fizike.
Gjithashtu, gjatë kryerjes së veprimeve të ngutshme hetimore dhe kontrollit të apartamenteve të tjera në pallatin në fjalë, në një banesë tjetër janë gjetur 2 armë zjarri pistoletë. Brenda kësaj banese nuk janë gjetur persona në momentin e kontrollit.
Grupi hetimor po kryen veprimet përkatëse me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e poseduesit të armëve.