Aktualitet

Banor kurjoz apo pengmarrës? Kush ishte turku që nxorri kokën në ballkonin e pallatit

Ata u futën në apartament me litarë nga tarraca, duke u zbritur  në ballkonin e banesës ku e reja u mbyll, por një detaj është vënë re nga banorët e lagjes.

F.I
Banor kurjoz apo pengmarrës? Kush ishte turku që nxorri kokën
PAMJE NGA VENDNGJARJA

TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur sot, ku RENEA dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë rrethuar një pallat në Astir, pasi kanë marrë njoftim se një vajzë është dhunuar. E reja me iniciale S. Q., është gjetur nga efekivët e RENEA-s në banesë e vetme dhe në gjendje të rënduar psikologjike. Ata u futën në apartament me litarë nga tarraca, duke u zbritur  në ballkonin e banesës ku e reja u mbyll, por një detaj është vënë re nga banorët e lagjes.

Banorët e lagjes raportojnë për ZËRI-n se një shtetas turk në momentin që po kryehej ndërhyrja nga forcat RENEA, ka zgjatur kokën në ballkonin e pallatit, një kat më poshtë nga banesa ku ndodhej vajza. Nuk dihet ende nëse personi në video është pengmarrësi apo një banor kurjoz. 

Vajza dyshohet se ka qenë me persona të tjerë, të cilët kishin marrë dy apartamente me qira airbnb, ngjitur me njëri-tjetrin. Dyshohet se personat e tjerë janë larguar./ZËRI

Poll

MOS HUMB