Aktualitet

Dyshimet për abuzim me fondet, shkarkohet drejtori i Teatrit Kombëtar, Altin Basha

Vendimi i Bashës vjen pas një skandali me abuzimin e fondeve të Teatrit, i cili u zbulua nga një denocim i bërë në emisionin "Piranjat".

k.m.
 
Dyshimet për abuzim me fondet, shkarkohet drejtori i Teatrit Kombëtar,
Altin dhe Ilirjana Basha

TIRANË- Altin Basha është shkarkuar nga posti i tij si drejtor i Teatrit Kombëtar. Vendimi është marrë sot gjatë mbledhjes së Këshillit të Minitravve, disa ditë pasi Basha e kishte dorëzuar vetë detyrën që e ka marrë po me VKM 2 vite më parë. Vendimi i Bashës vjen pas një skandali me abuzimin e fondeve të Teatrit, i cili u zbulua nga një denocim i bërë në emisionin "Piranjat".

Aktualisht, deri në zgjedhjen e pasardhësit të Bashës, si drejtor i komanduar i TK-së, është caktuar aktori Indrit Çobani. Po ashtu, u njoftuar se Ministria e linjës ka hapur garën për pasuesin e Bashës në detyrë.

Sipas denoncimit, në teatër manipuloheshin faturat e shpenzimeve për kostumografinë e shfaqjeve që bëhet nga bashkëshorja e Bashës, Ilirjana. Edhe pse kjo e fundit pretendonte se nuk merrte pagë për të shmangur konfliktin e interesit, në faturë çmimet fryheshin duke ngjallur dyshime për përfitime të paligjshme.

Pas publikimit të investimit nga Piranjat, në media sociale dolën shumë kolegë dhe persona që kanë punuar me çiftin Basha, të cilët denoncuan raste të ngjashme dhe shkarkime të paligjshme nga puna. Madje shumë prej tyre kërkuan nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar që të nisin hetimet për çiftin. Por deri më tani nuk ka asnjë të dhënë që ka ndonjë hetim të nisur për ta.

Por për rastin ka reagur Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Sipas njoftimit të bërë me dije për mediat nga MEKI lajmërohej se ministria do të niste hetimet rreth denoncimit dhe në përfundim të procesit do të ndërmerrte masa ligjore./ZËRI

Poll

MOS HUMB