GREQI-Është publikuar foto e Jani Aliajt, të shumëkërkuarit të drejtësisë shqiptare, i cili u arrestua në Athinë, ku edhe fshihej prej vitesh. Në pamjen e publikuar Jani Aliaj, duket se është transformuar totalisht.
47-vjeçari Jani Alia, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm, është arrestuar në Athinë. Alia është kapur rastësisht mëngjesin e 31 dhjetorit nga skuadra “DIAS”, e cila e ka kontrolluar pasi teksa ecte në rrugë e kanë pikasur si person të dyshimtë. Gjatë kontrollit të të dhënave të tij kanë zbuluar se 47-vjeçari mbante me vete një kartë identiteti false greke, ndaj dhe e kanë shoqëruar në stacionin e Policisë. Aty kanë zbuluar se ai ishte arratisur nga burgu i Korfuzit, ku vuante dënim me burgim të përjetshëm për vrasje dhe ngjarje të tjera të ndodhura në Athinë. Gjatë kohës që ndodhej në Greqi, Jani Alia përdorte edhe identitetin Aleksan Kreshnik.
Kush është Jani Alia
Aliaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi më 1 maj në vitin 2016, vrau Elton Çiçon në një lokal në zonën e ish-Bllokut. Përplasjet nisën pasi në vitin 2000, ai vrau me thikë E. Ballazhiun, i cili ishte shok fëmijërie me Çiçon. Pas kësaj, Çiço kërkoi të gjente vrasësin e shpkut, pasi mësoi se u vra nga 47-vjeçari, ai i dërgoi një mesazh në burg se do të merrte hak për vrasjen e Ballazhiut.
Asokohe, Aliaj ishte 23 vjeç dhe po mbahej në paraburgim në Greqi. Po ashtu edhe Elton Çiço arrestohet nga policia greke dhe kryen 3 vite burg në Koridhalos. Por, ata si për ironi të fatit ishin në të njëjtin burg, Alia i dënuar me 18 vite për vrasje, ndërsa Çiço me 5 vite për trafikim droge. Por pasi dalin nga burgu fillojnë përplasjet mes tyre. Më 2016, Eltoni tenton të vrasë Janin më 10 janar në rrugën e “Kavajës” në Tiranë.
Por, nga ky atentat mbetet i plagosur vetëm një kalimtar i rastit. Por, Ciço nuk u ndal me kaq, ai tenton sërish të vrasë Alian kësaj radhe në Gjirokastër, ku ky i fundit u plagos lehtë në dorë. Pas kësaj, Alia në bashkëpunim me Renato Milloshin ekzekutojnë me dy plumba, Çiçon teksa ai ndodhej në një lokal. Pas kësaj, miqtë e viktimës, mes tyre Andi Mustafaraj kërkuan hakmarrje. Por e njëjta skemë u ndoq edhe ndaj Mustafaraj, por atentati ndaj tij dështoi dhe ai mbeti i plagosur. Ngjarja ndodhi në zonën e ish-Ekspozitës në Tiranë. Por, përplasjet nuk u ndalën këtu, më 21 gusht të 2016, vritet me armë zjarri Nelgert Pata, i cili ishte mik dhe bashkëpunëtor me Jani Alian./ZËRI