Aktualitet

U dhunua barbarisht në berberhane/ Dëshmia e Adriatik Roshit: Nuk i njoh autorët, s'kam konflikte

Roshi është shprehur para uniformave blu se nuk ka konflikte me ndonjë person.

F.I
U dhunua barbarisht në berberhane/ Dëshmia e Adriatik Roshit: Nuk i
PAMJE NGA NGJARJA

TIRANË-Adriatik Rroshi, i cili u dhunua nga një grup personash në 5 janar në ambientet e një berberhane në Laprakë, është pyetur nga efektivët e komisariatit numër 3. 

Në lidhje me ngjarjen, ai është shprehur se nuk ka njohur asnjë nga autorët që e kanë qëlluar me mjete të forta, për shkak se ato kanë qenë të maskuar. Roshi është shprehur para uniformave blu se nuk ka konflikte me ndonjë person. 48-vjeçari Adriatik Roshi vijon të jetë në Spitalin e Traumës në gjendje stabël, por për shkak të dëmtimeve në të gjitha pjesët e trupit.

Të arrestuar në lidhje me ngjarjen janë Gani Koçeku 24 vjeç dhe Ledio Tusha 31 vjeç. Ndërkohë në kërkim janë shpallur L.K, Ronald Koçeku, Dino Koçeku dhe Gëzim Koçeku./ZËRI

Poll

MOS HUMB