ITALI- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja tragjike e ndodhut në Itali, ku dy motrat shqiptare ranë nga kati i katërt i pallatit. Si pasojë njëra prej tyre humbi jetën dhe tjetra mbijetoi. Kunati i dy motrave tha sot për emisionin “Me Zemër të Hapur” të moderatores Evis Ahmeti, se kunata që mbijetoi u zgjua nga koma. Kunati i të mbijetuarës, njoftoi se në momenti që u zgjua nga koma, ajo tha se dikush i shtyu, por policia nuk e mori në konsideratë deklaratën e saj, pasi ajo është ende nën efektin e narkozës.
Kunati i të mbijetuarës tha se policia italiane nuk e konsideroi dëshminë e të mbijetuarës, pasi ajo është ende nën efektin e narkozës. Ai tregoi se dy janë pistat që po hetohen në Itali rreth tragjedisë së dy motrave: Pista e parë është ajo e vetëflijimit dhe e dyta e vrasjes.
I afërmi tha se ditën e tragjedisë në shtëpi mund të ketë qenë një person tjetër që mund t’i ketë shtyrë motrat dhe t’i ketë hedhur nga kati i katërt.
"Fatkeqësi ajo që ndodhi. Lajmin e morëm vesh nga të afërmit. Unë jam kunati, nusja ime i ka motra. Ne jetojmë në Shqipëri. Baxhanaku është i lirë, ka dalë nga burgu. Dhe gjithë problem këtu ka qenë. Vajza ka mbajtur fëmijët. Kur ai doli nga burgu ka kërkuar që të shkojnë për disa ditë fëmijët te ai. Ajo ja çonte gjithmonë fëmijët që të çmallej me ta. Pasi kanë shkuar aty ata i kanë izolu fëmijë, ata se linin të fliste me kamera të paktën. Dhe aty duket se nisi çdo gjë. Se me datë 10 kanë pasur gjyqin se kush do të merrte kujdestarinë dhe këtu ka qenë ideja që fëmijët t’i mbante nëna dhe ajo ka qenë vajzë parimore e hekurt në atë kuptimin. Për këtë arsye shkoi motra e vetë atje që të ndihmonte, se ajo ka katër fëmijë. Pastaj ky i ka izoluar fëmijët s’i nxirrte as në kamer as në telefon. Ajo u bë merak, shkoi në polici bëri denoncim. Policia i ka thënë fëmijët janë mirë thjesht prit ditën që do i sjellin. Ata nuk ia çuan fëmijët në ditën që ajo e priste. E motra që është në koma sot është përmend, shyqyr zotit e ka kaluar rrezikun për jetën. Kur është përmen fjalët e para që ka përmen kanë qenë për motrën normalisht ajo s’di gjë se ka ndërruar jetë. Ajo ka thënë se ne na hodhën dhe nuk e mori policia si deklaratë ngaqë është nën efektin e narkozës. Gjithë problemi është te ditët e fundit, sepse i ati ka pas ca lidhje kshu, ca rrjete ku di unë dhe ka ndryshuar si njeri për disa muajsh. Unë më shumë këtu i kam qendruar pranë vjehrrit këtu në Shqipëri, ai nuk e ka marrë vesh lajmin“, tha i afërmi i motrave.
E ndjera kishte 4 fëmijë, të cilët ndodheshin në shtëpi në momentin e tragjedisë. Më i vogli është disa muajsh, më i madhi është 9-vjeç. Tani fëmijët do t'i besohen të atit të tyre, nga i cili e ndjera ishte në proces divorci. Madje, më 10 janar të dy do të përballeshin në gjyq për kujdestarinë e fëmijëve. Ka dyshime se viktima kishte frikë se gjykata do të vendoste në favor të të shoqit, edhe pse ai ishte dënuar për dhunë në famile dhe ishte dënuar me 8 muaj burg. Por pasi e kreu dënimin, po Gjykatat italiane i kishin dhënë pafajësinë./ZËRI