Aktualitet

Panik në Astir! Një vajzë dhunohet nga disa persona, RENEA rrethon pallatin, në negociata që e reja të hapë derën

Sipas asaj që bën me dije Policia, një vajzë me inicialet S.Q., pretendon se është e dhunuar nga disa persona.

k.m.
Panik në Astir! Një vajzë dhunohet nga disa persona, RENEA
Pamje nga Astiri

TIRANË- Panik në Astir! RENEA dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë rrethuar një pallat në Astir, pasi kanë marrë njoftim se një vajzë është dhunuar. Sipas asaj që bën me dije Policia, një vajzë me inicialet S.Q., pretendon se është e dhunuar nga disa persona. Policia dhe shërbimet zjarrëfikëse dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe ofrimin e ndihmës së qytetares që ka bërë denoncimin, por kjo e fundit është mbyllur brenda në banesë dhe nuk pranon që ta hapë. Aktualisht uniformat blu janë duke negociuar me të. 

ZËRI ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka siguruar pamje nga ajo që po ndodh, ku vihen re forca të shtuara të Policisë, RENEA-t dhe zjarrfikësit. Por ende nuk ka asnjë detaj të ri lidhur me atë që po ndodh brenda banesës në katin e 8 të pallatit. Banorët kanë thënë për ZËRI-n se brenda jeton një vajzë dhe që në mëngjes janë evakuuar nga pallati. 

Tiranë/Informacion paraprak

Shtetasja S.Q, ka njoftuar sallën operative se ndodhet në një banesë në katin e 8-të, dhe pretendon se është dhunuar nga disa persona. Menjeherë në vendngjarje kanë mbërritur sherbimet e Policisë, Grupi Hetimor, shërbimet zjarrëfikëse dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe ofrimin e ndihmës së qytetares. Shërbimet e Policisë po negociojnë me shtetasen S.Q, pasi e ka mbyllur deren dhe nuk pranon ta hap.

vijon...

Poll

MOS HUMB