ROMË- Dhoma e Deputetëve në Itali miratoi marrëveshjen për njohjen e pensioneve me Shqipërinë. Sipas marrëveshjes shqiptarët, të cilët punojnë dhe jetojnë në Itali, do t’u njihen vitet e punës dhe po ashtu e njëjta gjë vlen edhe për qytetarët italianë që jetojnë në Shqipëri.
Sipas të dhënave, rreth 500 mijë shqiptarë që jetojnë në Itali përfitojnë nga marrëveshja. Po ashtu, shqiptarët që kanë dalë në pension përpara 2024, mund të aplikojnë për të përfituar nga kjo marrëveshje. Deri tani shteti shqiptar ka negociuar dhe lidhur me marrëveshjen me 17 shtete. Ky dakordësim bën të mundur që të mos humbasin vitet e kontributeve dhe shtetasit të përfitojnë pension nga të dyja vendet. Ndërsa rreth 4 mijë italianë që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri do të përfitojnë nga kjo marrëveshje. /ZËRI