Aktualitet

Dumani zbulon lokalin e 'të inkriminuarit' ku shkonin ministra e politikanë! Qoli-prokurorëve: Lutem për ju!

Edhe sot, seanca në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillohet me dyer të mbyllura.

k.m.
Dumani zbulon lokalin e 'të inkriminuarit' ku shkonin ministra e
Nuredin Dumani

TIRANË- Nuredin Dumani po flet sërish! Sot, i penduari dhe bashkëpunëtori i drejtësisë, Nuredin Dumani ka dalë sërish në gjyq për dosjen “Plumbi i Artë”. Edhe sot, seanca në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u zhvillua me dyer të mbyllura.

Dumani ka rrëfyer disa episode kriminale që janë renditur në dosjen e SPAK, si dhe ka vijuar përplasja mes tij dhe të pandehurve apo avokatëve në proces. Gjatë deklaratës së tij, Dumani ka përmendur edhe njëherë se me dy vëllezërit Festim dhe Petrit Qolin është bërë mik në vitin 2013 dhe më pas. Sipas tij, ata i paguan avokatin kur ishte arrestuar dhe kishin dhënë ryshfet për të ndërhyrë në sistemin e drejtësisë për ta nxjerrë nga burgu me një raport mjekësor, duke e shpallur si "të sëmurë".

Gjithashtu, Nuredin Dumani deklaroi se në lokali i 'Qolëve' frekuentohej nga politikanë e ministri por pa përmendur emra. Por Petrit Qoli në përgjigje tha vetëm se do të lutet për dy prokurorët e SPAK, të cilët i konsideron si anëtarë të familjes.

Lidhur me atentatin ndaj Sokol Sanxhaktarit, Nuredin Dumani ka rrëfyer se e kishte marrë vetë përsipër, por nuk e kishte kryer për shkak se ishte arrestuar. 

“M'u premtuan 200 mijë euro nga Franca Capaj për eliminimin e Sanxhaktarit. Por “porosia” nuk është kryer pasi atë ditë jam arrestuar. Informacionin do e merrnim nga Bledar Muça, Festim Coli dhe Franc Çapja,”-tha ai.

Pas deklarimeve të Dumanit, seanca u shty për në datën 14 janar.

Gjatë operacionit “Plumbi i artë” i zhvilluar disa vite më parë u lëshuan 32 masa sigurie, ku 9 prej tyre u ekzekutuan në burgje, 9 persona u arrestuan ndërsa 14 të tjerë u shpallën në kërkim. Kjo shifër me kalimin e kohës ka ndryshuar me më shumë të arrestuar. E gjitha nisi pas dëshmive që dha një nga personazhet më të njohur të botës së krimit; Nuredin Dumani. Ky i fundit ka zbërthyer ngjarje kriminale që nga viti 2011 deri në 2022-shin. Dumani ka folur edhe për ngjarje e vrasje të bëra jashtë territorit të Shqipërisë, në Belgjikë, Holandë dhe në Itali./ZËRI

Poll

MOS HUMB