
POGRADEC- Detaje të reja janë bërë me dije nga plagosja me thikë në Pogradec. Raportohet se Alted Jolldashi, 27-vjeçari që mbeti i plagosur nuk është një emër i panjohur për Policinë, pasi një muaj më parë është goditur me sende të forta nga disa persona. Ndërkohë ka qenë i përfshirë në disa incidente në qytet.
Autor i ngjarjes është Deist Meko, 26 vjeç. Ky i fundit mësohet se ka ndjekur Jolldashin nga pas për disa metra për ta vrarë, ndërsa qëlluar katër herë, por vetëm dy plumba kanë arritur ta prekin në trup. 27-vjeçari ka marrë një plumb në shpatull dhe një në këmbë. Fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pas ngjarjes Meko është larguar ndërsa Policia është vënë në ndjekje të tij./ZËRI